Fluturon Rihanna
Rihanna është paraqitur edhe një herë si një divë e vërtetë nëpër festivale të ndryshme. Ajo është paraqitur në festivalin “V” që është duke u mbajtur në Britani të Madhe, konkretisht në qytetin Staffordshire.
Këngëtarja seksi ka bërë një paraqitje “alla-Lady GaGa”, përderisa 23-vjeçarja ka vazhduar me këtë edhe turneun e saj “Loud”, turne që e filloi që nga muaji qershor. Në festival janë paraqitur edhe këngët dhe hitet e saj “S&M”.
Ndryshe, përpos kësaj paraqitjeje të suksesshme, albumi i Rihannës është shitur për më shumë së 20 milionë kopje. Por, ajo është duke vazhduar që të shkëlqejë edhe në paraqitje.
Bukuroshja e Barbadosit po ashtu ka kënduar me Eminem hitin e saj, “Love the Way You Lie”, këngë kjo që vitin e kaluar kishte qëndruar për muaj të tërë në top-lista. Këngëtarja, e cila sapo ishte kthyer e rrezitur nga ishujt Caribbean, ajo do të mbajë edhe një koncert në Britani. Koncerti do të mbahet në qytetin e Chelmsfordit.