E Diel, 1 Nëntor 2026

Me makinë kundër shtëpisë së rivales, por gabon adresë

E çmendur nga xhelozia, një femër ka drejtuar makinën e vet nga shtëpia e rivales në dashuri, por për fatin e keq të saj ka ngatërruar shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në Zelandën e Re. Femra, ideniteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ka qenë në makinë me të shoqin, kur atij I ka mbërritur një sms nga e dashura.

Ajo e ka kontrolluar sms-në dhe e tërbuar nga inati, i ka kërkuar të shoqit adresën e saj, ndërsa më pas është drejtuar me makinën e saj, duke i shkatërruar garazhin.

Vetëm se, i shoqi, që ja mbathi me vrap nga turpi, i kishte dhënë adresën gabim.

Dëmi që ka shkaktuar 25-vjeçarja kap vlerën e 20 mijë eurove. Ajo është deklaruar fajtore në gjykatë për këtë rast.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›