Topi nderohet me Medaljen e Korpusit te Paqes

Presidenti i Republikës Bamir Topi priti të martën zëvendësdrejtoreshën e Korpusit të Paqes, Keri Hesler-Reidilit. Ajo shoqërohej nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe Drejtori i Korpusit të Paqes në Shqipëri, Hill Denham.
Zëvendësdrejtoresha e Korpusit të Paqes i dha Presidentit Topi "Medaljen e Korpusit të Paqes", duke i shprehur "mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme dhe bashkëpunimin që i ka dhënë organizatës vullnetare të drejtuar prej saj".
Presidenti Topi u shpreh se ky vlerësim, më shumë se për individin, është për Institucionin. "Institucioni është për të gjithë qytetarët', tha Presidenti."Duke më vlerësuar mua,- vijoi kreu i shtetit,- ju keni vlerësuar të gjithë shqiptarët". Presidenti Topi e vlerësoi veprimtarinë e Korpusit të Paqes në vendin tonë si një dëshmi e mbështetjes dhe e ndihmesës së qeverisë dhe popullit amerikan për qytetarët shqiptarë.
Korpusi i Paqes vepron në Shqipëri që prej vitit 1991 dhe tani numëron rreth 500 vullnetarë. Ky është një vit i rëndësishëm për të, sepse shënon 50-vjetorin e krijimit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Shpërthim në Bulqizë, vdes një minator
Aksident i rëndë në galeri
Bruksel, rriten kërkesat për azil
Pa imunitet para ligjit
Shtrëngohet kredidhënia
Britani, vdes i riu shqiptar