Shtrenjtohen kredite. Rritja e euros ngre cmimet e importit

Çmimet e mallrave të importit dhe kreditë në euro po bëhen më të shtrenjta për shqiptarët. Vlerësimi i pandërprerë i monedhës së përbashkët po vështirëson gjithnjë e më shumë ekonominë dhe konsumatorët. Ekspertët e financave tregojnë për Albanian Screen efektet.
“Tendencat janë të përvitshme. Fakti është që euro sivjet kushton 5 lekë të reja më shumë se sa e njëjta periudhë në vitin e kaluar. Ata të cilët paguajnë këstet e kredive në euro u duhen më shumë euro për të shlyer kreditë”- thotë Adriatik Kotorri, pedagog i Financës në Fakultetin e Ekonomisë.
Monedha e vendeve të Europës ka pësuar luhatje dhe në tregjet ndërkombëtare gjatë javëve të fundit, lëvizje që mund të shihen si paralajmërim për të ardhmen.
“Nga mesi i gushtit deri në momentin actual kemi një prirje, një luhatje sezonale, meqënëse diku nga mesi I gushtit emigrantët shpenzojnë më pak dhe një pjesë e tyre fillojnë e largohen, bie sasia e euros në treg, gjë që bën që çmimi I euros të fillojë të rritet. Vetë monedha europiane ka pasur një zhvlerësim jo vetëm ndaj dollarit, por edhe ndaj monedhave të tjera, sidomos ditët e para të shtatorit.”- tha Kotorri.
Në ditën e fundit të punës për këtë javë një euro u vlerësua me kursin mesatar prej 140 lekë e 70 qindarka, ndërsa dollari arriti në 99 lekë e 70 qindarka.
Florian Papadhimitri