E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtrenjtohet valuta ekspertet Ky trend deri ne dhjetor

Euro ka nisur të vlerësohet menjëherë pas mbylljes së sezonit turistik dhe largimit të emiograntëve nga Shqipëria. Të dhënat japin qartë tendencën që monedha e përbashkët ka për të fituar terren ndaj lekut. Pjesën më të madhe të muajit të shkuar euro nuk arrit të kalonte vlerën e 140 lekëve ndërsa në shtator sjellja ishte krejt tjetër.

Kështu, një euro gjatë kësaj jave ka qenë me mbi 140 lekë në kursin mesatar që jep Banka e Shqipërisë. Ekspertët dhe punonjësit e agjencisë së këmbimit thonë se prej disa ditësh ka rënie të kërkesës për të këmbyer euron me lekun çka ka sjellë forcim të kësaj monedhe. Gjasat janë që euro të mbajë këtë trend deri në fund të vitit. Më problematik për monedhën shqiptatre po paraqitet dollari, monedhë që ka fituar më shumë vlera në javët e fundit.

Monedha jeshile ka arritur të fitojë rreh 3 lekë vlerë brenda pak javësh. Ditën e parë të muajit gusht një dollau u këmbye mesatarisht me 96.9 lekë, ndërsa sot pas rreth 5 javësh vlerësohet me 99. 7 lekë. Ndryshe nga euro, dollari ka pasur vlerësim më të shpejtë dhe më të fortë kundrejt lekut. Fatmirësisht për ekonominë shqiptare vlerësimi i monedhës amerikane nuk ka ndikim, pasi është pak e përdorshme.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›