E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu ne Vlore bien apartamentet rriten trojet

Kriza ekonomike ka frenuar disi rritjen e çmimeve të apartamenteve dhe ambienteve të reja. Efektet negative tashmë të njohura, veçse në kryeqytet janë ndier dhe në një prej zonave më të kërkuara turistike në Shqipëri. Për Albanian Screen, agjentë imobiliarë të cilët operojnë në zonën e Vlorës thonë se ka ofertë të lartë por kërkesa është e ulët.

“Shohim një kërkesë të lartë për hyrje nga rezidentë kosovarë, maqedonas, nga të huaj si gjermanë, francezë që e shohin shumë interesant bregdetin e Vlorës. Pak a shumë çmimet janë të qëndrueshme, s’ka pasur lëvizje të madhe të tyre. Mund të ketë një rënie të vogël. Mund të gjesh një apartament edhe me 430 euro/m2, kurse në bregdet shkojnë deri në 600-800 euro/m2, ku gjen apartamente shumë cilësore”-thotë  Alisa Danushaj, agjente imobiliare, Century 21.

Kërkesë të lartë ka dhe për troje ku mundësitë e investimit janë nga ato për një banesë deri në ndërtimin e komplekseve turistike. Ndryshe nga tregu i apartamenteve, për trojet çmimet kanë larmi.
“Interes të madh ka pasur edhe për blerjen e trojeve në Vlorë nga 40-120 euro/m2 në zonën e bregdetit në Radhimë, Himarë, Orikum, Dhërmbi. Ne jemi shumë pozitivë për shitblerjes në Vlorë. Është një vend shumë i bukur dhe shikojmë një interes të madh për Vlorën”-thekson Danushaj.

Çmimet e apartamenteve kanë njohur një rënie prej 7-8 për qind në vit që prej 2008. Pamundësia për të blerë ka rritur kërkesën dhe qeratë e apartamenteve, kryesisht atyre 1+1. Kjo tendencë konfirmohet nga agjentët imobiliarë në Tiranë.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›