Bujqesia ministri Ruli kerkon mbeshtetjen e qeverise izraelite

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ka kërkuar mbështetjen e qeverisë Izraelite në sektonin e bujqësisë dhe agroindustrisë. Ruli ka veçuar nevojën për trajnime të fermerëve shqiptarë në këtë shtet në fushën e teknologjisë. Këto kërkesa Ruli i parashtroi gjatë një takim me homologen e tij izraelite.
Ai ndali dhe në thithjen e kapitaleve të biznesmenëve të këtij shteti duke siguruar mbështetje nga ana e qeverisë. Ministri i Bujqësisë tha se në vendin tonë pothuajse gjysma e serave janë ndërtuar me teknologjinë e huazuar nga ky shtet.
Po kështu shtoi Ruli, shumë sipërmarrës izraelitë po kërkojnë të operojnë në sektorin e zarzavateve. Pas këtij takimi priten të nënshkruhen marrëveshje për realizimin e këtyre kërkesave.