BB: Tri hua prej 25 milionë dollarë amerikanë secila në 2012, 2013 dhe 2014
08/09/2011 Znj. Ksenita Lvovsky arriti në Shqipëri në Shtator të 2010 për të nisur detyrën e saj si Përfaqësuese e Përhershme e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, pas një pune 17 vjeçare në Zyrat Qendrore të Bankës Botërore në Uashington, SHBA. Detyra e saj e mëparshme në Bankën Botërore ishte menaxhere e ndryshimit të klimës, përgjegjëse për strategjinë e parë për zhvillim në ndryshimin e klimës. Ajo solli një përvojë zhvillimi të gjerë në Evropën Lindore, Azinë Qendrore, Azinë Jugore dhe Lindore dhe në menaxhimin e programeve globale. Zona të ekspertizës përfshinin politikat ekonomike, zhvillimin e infrastrukturës, furnizimin me ujë dhe higjenës publike, shëndetit mjedisor dhe ndryshimit të klimës. Kseniya është autore kryesore ose bashk autore e disa raporteve dhe botimeve të tjera të Bankës Botërore.
Çfarë është përfshirë në Strategjinë e Partneritetit të Vendit 2011 – 2014? Cilët janë sektorët kryesorë që do të mbështeten nga Banka Botërore? Cila ka qenë dhe është përparësia e ndihmës së saj?
Strategjia e Partneritetit të Vendit e Bankës Botërore për 2011 – 2014, miratuar në Korrik 2010, u krijua duke u këshilluar me Qeverinë dhe një sërë grupesh interesi, duke përfshirë edhe shoqërinë civile. Ajo mbështet Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim duke u fokusuar në tre objektiva strategjike:
• përshpejtimi i kthimit të Shqipërisë në përqindjet e larta në një Evropë të pas-krizës;
• zgjerimi dhe mbështetja e përfitimeve sociale në Shqipëri;
• menaxhimi i burimeve ujore, duke marrë parasysh nevojën për të ulur dëmtimet që çojnë në ndryshimet klimaterike.
Qëkurse Shqipëria është bërë anëtare e Bankës Botërore në 1992, Banka ka mbështetur një sërë sektorësh, duke përfshirë mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor, arsimin, infrastrukturën, energjinë, bujqësinë, sektorin bankar, administratën publike, menaxhimin financiar, si dhe klimën e biznesit, kryesisht nëpërmjet financimeve koncesionare të ANZH-së. Pjesë të rëndësishme të Strategjisë së Partneritetit të Vendit (SPV) kanë në fokus të tyre financimet e BERZH-it (jo koncesionare) në zonat me ndikim të lartë; një përpjekje të përbashkët të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (KNF), degët e sektorit privat në Bankën Botërore; fuqizimin e bashkëpunimit me partnerë të tjerë për zhvillim dhe integrim; mbështetjen e vazhdueshme për përmirësimet në qeverisje. Zonat kyçe me prioritet për SPV-në janë qeverisja, konkurrenca, aftësitë, rrjetet e mbrojtjes sociale, menaxhimi i ujërave, ambientit dhe burimeve natyrore për të mbështetur rritjen ekonomike. Financimi kap shumën totale prej 300 milion dollarësh amerikanë hua nga BERZH, që është më e lartë nga shuma e parashikuar prej 275 milion dollarësh amerikanë, në ndihmë të përmbytjeve në fund të vitit 2010; ndërsa financimet e KNF-së për sektorin privat pritet të rriten në 120 – 150 milion dollarë amerikanë. Një vlerë e rëndësishme në ndihmën tonë është kombinimi i financimit në kushte tërheqëse duke njohur zhvillimin global dhe lehtësitë në zbatim. Banka Botërore përdor përvojën dhe ekspertizën e saj unike me sfidat dhe rrethanat e shumta për të ndihmuar në fuqizimin e institucioneve. Ajo jep ndihmesën e saj në testimin e modeleve dhe zgjidhjeve të reja që këto institucione mund të ndërmarrin, për t’i mbështetur vetë më tej. Sot Shqipëria është një vend me të ardhura të mesme, e njohur nga ANZH dhe që mund të pranojë vetëm financimet e BERZH-it për investimet publike, çka e bën rolin tonë më të rëndësishëm.
Që kur keni ardhur në Shtator 2010, cilat janë sipas jush çështjet më kritike ose arritjet më të rëndësishme? Cilat janë prioritetet specifike të vendit dhe si do ta ndihmojë Banka Botërore për t’i arritur?
Edhe pse e fillova detyrën time gjatë krizës globale financiare, e cila ngadalësoi rritjen e dekadës së mëparshme, kam qenë me fat që kam qenë dëshmitare e disa arritjeve shumë të mëdha. Më e rëndësishmja, Shqipëria i është përmbajtur ndikimit të krizës globale në ekonominë e saj. Është një nga të paktat vende në Evropë që ka ruajtur një përqindje në rritje. Qeveria ka emetuar me sukses Eurobondin në Tetor 2010, duke e përdorur për të paguar disa nga borxhet më të mëdha dhe ka arritur një ulje të rëndësishme të deficitit fiskal në 2010, krahasuar me 2009, duke mundësuar kështu rritje më të fortë. Performanca e sektorit bankar dhe menaxhimi i inflacionit kanë qenë të kënaqshme. Përgjigja ndaj përmbytjeve të Nëntor-Dhjetorit 2010 ka qenë shembullore. I shtojmë kësaj liste edhe ndikimin në paqëndrueshmërinë globale në çmimet e ushqimeve që kanë goditur ashpër disa nga vendet e tjera në zhvillim, por në Shqipëri kjo paqëndrueshmëri ka qenë shumë pak e ndjeshme. Qeveria ka vazhduar të ketë prioritet të saj përmirësimin e jetesës për shtresat në nevojë, përfshirë rritjen e mundësisë së tyre për të ardhmen, duke miratuar dy ligje të rëndësishme për ndihmën sociale dhe sigurimin shëndetësor për të varfrit. Një sfidë afat-mesme është të përmbushen reformat dhe të rritet prodhimtaria në disa sektorë kyç, ndërsa mbështetet hapja e vendeve të punës. Për të ruajtur rritjen ekonomike dhe përmbushjen e standardeve të BE-së, do të ishte e rëndësishme t’i kushtohej më shumë rëndësi menaxhimit të cilësisë së tokës, ujit dhe mjedisit, fuqizimit të shtetit ligjor. Rregullat të bëhen më të qarta dhe të sigurohemi për zbatimin e tyre. Banka Botërore po e ndihmon vendin me financime, ekspertizë dhe ndihmë teknike. Portofoli aktual konsiston në 11 projekte aktive me fokus qendror në energji, transport, sektorin social dhe mjedis. Në fillim të këtij viti, Banka miratoi huan e Politikave të Zhvillimit në një shumë prej 25 milion dollarësh amerikanë në mbështetje të reformave për mbrojtjen sociale dhe ndihmën financiare. Ajo do të ndiqet nga investimet për ndihmën sociale, që janë duke u përgatitur dhe do të mbështesin vënien në zbatim të këtyre reformave. Projekte të tjera që janë duke u përgatitur përfshijnë: Projektin e Investimit në Sektorin e Ujit, Projektin e Burimeve Ujore dhe të Vaditjes, si dhe Huaja e Politikave të Zhvillimit për qeverisjen dhe konkurrencën. Strategjia e Partneritetit të Vendit ka në plan projekte për menaxhimin mjedisor, arsimin e lartë dhe aftësimin. Gjatë vitit që kaloi, Banka Botërore ka kryer analiza për të drejtën e pronës, drejtimet qeverisëse, ujin, arsimimin, mbrojtjen sociale, sektorin financiar dhe përshtatjen e ndryshimit klimaterik në energji dhe bujqësi. Një seminar një ditor për përmirësimin e qeverisjes në Shqipëri është programuar për në fillim të Shtatorit, për të ndarë rezultatet e shumë analizave të Bankës Botërore dhe iniciativave të lidhura me promovimin e qeverisjes së mirë. Banka Botërore ka negociuar dhe miratuar kohët e fundit një Hua të Politikave të Zhvillimit.
Cilat janë politikat që do të mbështeten? Çfarë veprimesh të tjera të HPZH-së keni në plan?
Ky aksion i ri prej 25 milion dollarësh amerikanë, siç u përmend më lart – reforma në Sektorin Social të HPZH-së -mbështet objektivitetin, efikasitetin dhe transparencën e programeve të ndihmës sociale, veçanërisht Programin e Ndihmës Ekonomike, për t’u shërbyer më mirë të varfërve, si dhe për të përmirësuar të drejtën e përfitimit të shërbimeve shëndetësore. Miratimi u parapri nga një numër aksionesh të ndërmarra nga qeveria dhe të miratuara në Parlament në Shkurt dhe Mars të këtij viti. Shembujt e këtyre veprimeve janë: dhënia e një bonusi për mbështetjen e fëmijëve të familjeve në nevojë për të vazhduar arsimin e detyrueshëm, krijimi i një regjistri kombëtar për aplikantët dhe përfituesit, me një paketë të plotë përfitimesh; dhe fuqizimi i proceseve për financimin e spitaleve. Investimet në ndihmën sociale, të cilat po i përgatisim, mbështesin përmirësimin e administrimit të Ndihmës Ekonomike. Ne jemi duke punuar gjithashtu me qeverinë në programimin e një sërë veprimesh të politikave për zhvillim, për të forcuar të drejtën e pronës, qeverisjen dhe rritjen e konkurrencës, në mënyrë që të lehtësojmë rritjen ekonomike dhe procesin e integrimit në BE. Nëse gjithçka shkon sipas planit, do të jepen tri hua, me nga 25 milion dollarë amerikanë secila, në 2012, 2013 dhe 2014.
Banka Botërore ka botuar në 2010 Memorandumin Ekonomik të Vendit – Agjenda e Re e Rritjes Ekonomike. Çfarë përfshin ajo?
Memorandumi Ekonomik i Vendit shqyrton performancën ekonomike të vendit, identifikon pengesat e rritjes ekonomike dhe ofron analiza për të ndihmuar në hartimin e politikave që do të kapërcenin këto pengesa. Ai fokusohet në sfidat e rritjes ekonomike me të cilat përballet Shqipëria, si një vend i sapoardhur në grupin e vendeve me të ardhura të mesme, në një mjedis të jashtëm të vështirë, pas krizës globale dhe me zhvendosje të mëdha në pushtetin global ekonomik. Raporti analizon dobësitë e mundshme dhe propozon masa për ruajtjen e stabilitetit makro-financiar. Raporti vendos arsimin dhe aftësitë në qendër të agjendës së re për rritjen ekonomike. Raporti propozon gjithashtu masa të nevojshme për të përfunduar krijimin e një infrastrukture shtyllë, siç është energjia dhe Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit dhe për të përmirësuar klimën e investimeve. Shumë rekomandime të raportit janë duke u pasqyruar në programin e lartpërmendur të HPZH-së për qeverisjen dhe konkurrencën që do të shtrihet në tre vitet në vijim.
Banka Botërore ka qenë kryesuese në Sekretariatin Teknik të Ndihmës së Huaj gjatë gjashtë muajve të fundit. Si ju duket bashkëpunimi i donatorëve në Shqipëri dhe cili është roli i Bankës Botërore?
Mekanizmi i koordinimit të ndihmave të huaja në Shqipëri është i mirë-themeluar dhe po arrin rezultate të larta. Shumë prej projekteve që financojmë – për shembull në transport, energji, arsim dhe mjedis – janë të bashkfinancuara edhe nga banka të tjera ndërkombëtare dhe/ose donatorë bilateral. Sistemi i Planifikimit të Integruar (SPI), financuar nga fonde multi-donatorësh është një tjetër shembull i bashkëpunimit të fortë mes tyre. Banka Botërore punon bashkë me agjencitë e OKB-së në shumë çështje, sidomos në ato të varfërisë dhe barazisë gjinore. Rëndësia që i jep qeveria koordinimit të ndihmës së huaj shihet në faktin se Shqipëria është një nga vendet pilot të “OKB e Shpërndarë si Një”. E ardhmja, sipas pikëpamjes time, do të mbështetet në ndihmën e donatorëve për të arritur prioritetet dhe për të plotësuar programet e qeverisë. Është një rol kyç i qeverive, jo donatorëve, të bashkëpunojnë dhe të arrijnë rezultatet më të larta nga burimet e donatorëve – teknike dhe financiare, ashtu siç e kërkon edhe deklarata e Parisit për efektivitetin e ndihmave. Më vjen mirë që në fund të rotacionit drejtues të Bankës Botërore të Sekretariatit Teknik të Donatorëve (STD), u mor vendimi se qeveria, përfaqësuar nga DEBASKON-i, do të bëhet një bashkë-kryetare e STD-së. Ne zotohemi të mbështesim DEBASKON-in në rolin e saj si anëtare e STD-së. Në të njëjtën mënyrë, ne në Bankën Botërore – si shumë partnerë të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë – do të donim të shihnim një drejtim dhe aktivizim më të fuqishëm të Grupeve Sektoriale të Punës nga linjat respektive të ministrive. Këta grupe pune duhet të mbështesin qëllimet dhe programet e ministrive, jo prioritetet e donatorëve të ndihmave të huaja dhe do të ishte inkurajuese të shihnim që ky proces ka filluar. Më në fund, bota ka ndryshuar dhe ka shumë donatorë të rinj e të rëndësishëm në skenën globale, siç mund të përmendim Korenë e Jugut, Kinën, Brazilin, Rusinë. Për shembull, Koreja e Jugut ka zgjeruar mbështetjen e saj në trajnimin e qeverisjes elektronike në Shqipëri nëpërmjet Bankës Botërore. Për të ecur përpara, do të ishte me vlerë që të bashkërendohen lojtarë të rinj në strukturën e koordinimit të ndihmës së huaj në Shqipëri.
Duke qenë vetë një grua, si ju duket çështja e barazisë gjinore në Shqipëri?
Unë shoh se në Shqipëri ka një numër të madh grash të talentuara – në Qeveri, parlament, shoqërinë civile dhe sektorin privat. Shumë prej tyre njihen, meqë mbajnë poste të larta dhe prestigjioze, ndërsa të tjera qëndrojnë në hije. Janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm që gratë e brezit të ardhshëm të kenë mundësi më të mëdha, duke qenë se vajzat dalin më mirë se djemtë në provimet në shkollë. Në të njëjtën kohë, në disa pjesë të vendit dhe në disa segmente të shoqërisë, s’mund të anashkalohet ndjesia se duhet bërë më shumë. Ne kemi intervistuar së fundmi një grua që përfitonte Ndihmë Ekonomike, e cila ishte braktisur nga i shoqi, çka kishte qenë një goditje e rëndë për të dhe dy vajzat e saj. Ndërsa vizitonim disa zona rurale, kisha vështirësi për të takuar dhe për të folur me femra në fshatra. Mund të them se është kontrast i fortë me Indinë që është një vend më i varfër, ku gratë në zona rurale janë organizuar, nën mbështetjen e qeverisë, në grupe vet-ndihmuese dhe mezi presin të flasin për projektet e tyre, arritjet dhe planet e së ardhmes. Është gjë e mirë që në nivelin më të lartë të qeverisë ndodhet një grua, por edhe një mundësi për të bërë më shumë. Po tregohem më e qartë: Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur duke miratuar ligje të barazisë gjinore dhe duke hapur më shumë mundësi për brezat e ardhshëm. Duhet gjithmonë kohë për ndryshimin e normave shoqërore. Meqë ra fjala, tema e këtij viti në Raportin Botëror Për Zhvillim është Gjinia dhe Zhvillimi, një botim vjetor i Bankës Botërore dhe unë mezi pres që ta diskutojmë atë me publikun shqiptar.