E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazirat ne Bahrein rrezikon Formula 1

Dhuna në Bahrein ka vënë në rrezik nisjen e sezonit të ri të Formula 1, i cili ka në program garën e parë më 13 mars. Shkak për këtë janë bërë përleshjet mes protestuesëve dhe policisë që kanë anulluar garën e GP2, e cila do të zhvillohej këtë fuundjavë. Organizatorët kanë bërë të ditur se shkak për këtë është mungesa e stafit mjekësor që është vënë në gadishmëri në spitalet e vendit. Kjo situatë rrezikon dhe nisjen e sezonit të ri të sportit të rëndësishëm të automobilizmit.

Formula 1 duhet të nisë më 13 mars me Çmimin e Madh të Bahreinit që zhvillohet në cirkuitin Sakhir në periferi në kryeqytetit Manama ku dhe po zhvillohen protestat e dhunshme kundër qeverisë së vendit. Nëse situata nuk do të përmirësohet, atëherë gara e parë e sezonit në Formula 1 nuk do të zhvillohet. Konfirmimi vjen nga presidenti i F1 Berni Elkleston, i cili është shprehur se vendimi do të merret në fillim të javës së ardhme.

Sipas bosit të Formula 1, nëse situata do të vazhdojë e njëjtë, atëherë probabiliteti që gara e parë e sezonit të anulohet është shumë i madh. Nëse kjo ndodh, atëherë Botërori 2011 i Formula 1 do të nisë më 28 mars me Çmimin e Madh të Australisë që do të zhvillohet në Melburn.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›