Frika nga përmbytjet, largohen gratë e fëmijët
24/02/2010 Në fshatin Ashtë uji 5 metër larg banesave. Nis pushtimi i tokës nga vërshimi i ujit
SHKODER- Situata e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit, si dhe shkarkimet e hidrocentraleve të Vaut të Dejës dhe të Komanit sa vjen e përkeqësohet, pasi uji po lëviz me shpejtësi drejt banesave të zonave që u përmbytën në javën e parë të janarit të këtij viti.
Përmbytja
Në fshatin Ashtë të komunës Bushat rrjedha e lumit Drin vijon gërryerjen e tokës, çka ka bërë që tashmë uji të jetë vetëm rreth 5 metër larg banesave të këtij fshati. Banorët e këtij fshati shprehen tepër të shqetësuar, pasi nëse vazhdon gërryerja e tokës rrezikohet dhe shembja e banesave të tyre. Ndërkohë që mbrëmë shumica e grave dhe fëmijëve të fshatit Ashtë është larguar tek të afërmit në fshatra të tjerë që nuk rrezikohen nga uji. Rreziku i përmbytjes masive vazhdon të jetë kërcënues për banorët e fshatit Obot, të cilët edhe ata kanë filluar të largojnë gratë dhe fëmijët për t’i paraprirë ndonjë rreziku të mundshëm të përmbytjes së banesave. Niveli i ujit në rrugën e vetme që lidh Obotin me rrugën nacionale të Muriqanit ka arritur në rreth 70 centimetra. Probleme të mëdha janë krijuar në komunën e Velipojës, ku janë të përmbytura fshatrat Cas dhe Luarzë. Sipas banorëve të këtyre zonave, aktualisht janë nën ujë rreth 2500 ha. Të rrezikuar në komunën e Bushatit janë dhe fshatrat Baks Rrjoll e Rec. Ndërkohë fshati Darragjat është tepër i rrezikuar, pasi uji po arrin në nivelin e bendit dhe mund edhe ta çajë atë. Pavarësisht rëndimit të situatës, Shtabi i Emergjencave Civile pranë prefekturës Shkodër thekson se situata është nën kontroll të plotë.