Shtrohet në spital politikani Sabri Godo

Shtrohet në spital politikani Sabri Godo. Sipas informacioneve Godo është shtruar në reaminacionit të Senatoriumit e pas komplikacioneve në mushkri.
82-vjecari Godo mban aktualisht postin e kryetarit Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë, e themeluar prej tij në vitin 1991.
Godo e ka drejtuar PR-në për 7 vjet. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.