Iran, Khamenei konfirmon Ahmadinexhad president
Presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad është shpallur kryetar shteti edhe për katër vitet e ardhshme.
Lideri suprem iranian, ajatollah Ali Khamenei miratoi zyrtarisht mandatin e dytë të presidencës së Mahmud Ahmedinexhad, pas zgjedhjeve të shumëpërfolura, për të cilat figurat kryesore të reformatorëve shprehen se janë manipuluar.
Lideri suprem, ajatollah Ali Khamenei ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka kërkuar dhënien fund të protestave gjatë të cilave kanë humbur jetën mbi 20 persona. Kandidatët e moderuar që nuk arritën të fitonin në zgjedhje, Mirhosein Musavi dhe Mehdi Karoubi kanë deklaruar se qeveria e ardhshme do të jetë e paligjshme.
Zyrtarët iranianë mohojnë akuzat për manipulime në zgjedhje, ku presidenti konservator Mahmud Ahmedinexhad u shpall fitues me 63 për qind të 40 milionë votave, kundrejt 34 për qind të marra nga Musavi. Ahmedinexhad do të bëjë të mërkurën betimin para parlamentit.