E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyen turneu për shkak të albumit

Këngëtarja britanike, Jessie J ka shtyer turneun e saj, “Nice to meet you” që ishte paraparë të niste në mars.
Ky turne do të nis në vjeshtë të vitit të ardhshëm për shkak që këngëtarja është shumë e zënë në përgatitje të albumit të dytë .

“Më vjen vërtetë keq por shpresojë të më kuptoni. Ju premtoj se do të bëjë këtë turne të madh dhe më të mirin që do të kem ndonjëherë “, ka thënë ajo.

Ylli I hitit, “Price Tag”, kohëve të fundit është gjithashtu, maksimalisht e angazhuar në edicionin e dytë të spektaklit “The Voice” në angli ku për herë të dytë, zë vendin si anëtare e jurisë në panel përkrak, Sir Tom Jones, Will.i.am dhe Dany O'Donoghue ./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›