Simon e dëshiron Rihanna-n

Simon Cowell ka planifikuar të takohet me Rihanna-n pas krishtlindjeve për t’i thënë se e dëshiron atë për në “X Factor”.
Ai është shumë i dhënë pas yllit dhe mendon t’ia jap mundësinë të jetë pjesë e panelit të jurisë së spektaklit qoftë në SHBA ose në Britaninë e Madhe.
Cowell beson se këngëtarja e “Umbrella” do të ishte një arritje e madhe për spektaklin pasi që do të mund të shpjegonte suksesin e saj dhe do të kishte se çfarë të jap në këtë spektakël.
“Simon është fans i madh i Rihanna-s dhe e di se ylli ka kualitet. Përveq talentit dhe pozitës që ajo zë sot në industrinë muzikore botërore ajo është gjithashtu e bukur dhe do ta pasuronte edhe më shumë spektaklin”, tha një i afërm i Simon-it. /Indeksonline/