E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhen bisedimet Kosovë-Serbi, asgjë nga marrëveshja

PRISHTINË- Shtyhet raundi i radhës i bisedimeve me Serbinë.Udhëheqësja e delegacionit të Kosovës në këto bisedime, zv/kryeministrja Edita Tahiri ka deklaruar për mediat kosovare se takimi i radhës, i cili parashikohej të mbahej në datat 14 dhe 15 qershor në Bruksel, është anulluar me kërkesë të Serbisë.

“Serbia ka bërë tërheqje nga disa elemente. Një veprimi i tillë i palës serbe jo vetëm që është jo serioz, por tregon se sinqeriteti i tyre në këto biseda nuk është në nivelin e duhur. Shpresojmë se do të ndërrojë situata”,- ka theksuar Tahiri.

Zv/kryeministrja ka shtuar se në këtë periudhë janë hapur një varg çështjesh dhe se në takimin e radhës parashihohej përmbyllja e marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes, tregtinë e lirë, energjinë , telekomunikacionin dhe librat kadastralë.

“Pala serbe nuk është tërhequr komplet nga marrëveshjet, por nga disa elemente të tyre”,- ka deklaruar Tahiri. Sipas saj, natyra e sjelljeve politike të Serbisë nuk ka ndryshuar fare. Ndërsa, duke folur për platformën, Tahiri tha se ajo është shpalosur në Kuvendin e Kosovës nga kryeministri Thaçi
(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›