Sot përvjetori i 113 i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
PRISHTINË-Sot Kosova feston përvjetorin e 113 të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Me këtë rast presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të bëjë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz si dhe do të vizitojë familjen Jashari.
Ndëkohë gjatë pasditës Jahjaga do të bëjë nderime në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gllogjan.
Mediat bëjnë me dije se sipas axhendës së njoftuar, presidentja e Atifete Jahjaga do të vizitojë Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Aleanca Kuq e Zi ka njoftuar se sot në Prizren do të organizojë forumin e intelektualeve, akademikeve, historianëve dhe figurave të shquara te kombit shqiptar, me rastin e përvjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
(e.m/ata/BalkanWeb)