E Diel, 1 Nëntor 2026

Hagë, rigjykimi i Haradinajt nis në 17 gusht

SHBA- Gjykata e Hagës ka vendosur sot që procesi i rigjykimit të Ramush Haradinaj të nisë në 17 gusht, pasi deri atëherë të gjitha materialet do të jenë të gatshme për të filluar ky proces.

Një seance dëgjimore u mbajt sot për kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që akuzohet për krime gjatë luftës në Kosovë.

Si Prokuroria dhe pala mbrojtëse janë pajtuar, që pas nisjes së procesit, seancat të mbahen në baza dy javore, për shkak se gjykatësit janë të angazhuar edhe në procese të tjera. Por, gjykata nuk ka specifikuar se sa kohë do të zgjasë procesi gjyqësor.

Ndëkohë ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmjet anëtarit të kryesisë Besnik Tahiri, i cili në një deklaratë për media, tha se stërzgjatja e këtij procesi është i pakuptimtë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›