Shtyhen ndeshjet e Superligës, Kuzhe kërkon kohë për sfidën me Estoninë
Java e 11-të e Superligës do të luhet, më 22 nëntor dhe jo më 11 nëntor siç edhe ishte e paraprogramuar në kalendarin futbollistilk. Gjithçka u bë që trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, të ketë më shumë kohë për të përgatitur ndeshjen miqësore me Estoninë, 14 nëntor në Talin. Kjo është hera e dytë që sektori i Garave shtyn datat e një zhvillimit të një jave futbollistike të Superligës. Më parë në muajin tetor përpara ndeshjes kundër Suedisë Kombëtarja e Kuzhe u grumbullua në Gjermani dhe Kampionati nuk u luajt në fundjavë. Edhe për këtë ndeshje trajneri Kuzhe kërkon që skuadra kombëtare të jetë më shumë kohë bashkë edhe pse do të luajë vetëm një miqësore ndaj Estonisë.