E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, nderohen artistët ambientalistë

Zakonisht një film pritet që të ketë premierën e tij kur shtrohet një qilim në Los Angelos, por kësaj radhe ndodhi diçka tjetër. Kësaj rradhe nuk u organizua një festë për një prodhim filmik, por u organizua një eveniment i veçantë, dhënia e çmimeve për respektin ndaj mjedisit.
Personalite të Hollywood-it si edhe shumë lider të botës së ambientalistëve organizuan "Environmental Media Association Awards" për vitin 2009-të. Në këtë organizim tejet të veçantë u vlerësuan filma, aktorë, programe televizivë të cilët paraqesin problematikën e mjedisit si edhe flasin për ambientalizmin.
Harrison Ford së bashku me bashkëshorten e tij Calista Flockhart, parakaluan në tapetin jeshil. Aktorja Flockhart u vlerësua me një çmim për lojën e saj në seritë "Brothers and Sisters". Daryl Hannah e cila është një aktore si edhe një aktiviste e mjedisit u shpreh tejet e kënaqur që ekziston një lloj i tillë organizimi i cili ve në pah problematikën e ambientit.
"Bota e Hollywood-it është një vend i shkëlqyer nga ku mund të shpërndahen mesazhe sensibiluzese për kujdes nga ambientit."- pohoi aktorja Hannah.
Gjithashtu në këtë organizim u nderua edhe industrialisti njohur amerikan Sir Richard Branson për përpjekjet e tij për të drejtuar një kompani ajrore e cila din të respektojë rregullat mjedisore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›