Shtyhen ndryshimet ne Kodin Civil
KOMISIONI I LIGJEVEMegjithese e miratoi ne menyre te njeanshme programin 3-javor te punes ne parlament duke perfshire edhe ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar mazhoranca terhiqet nga diskutimet ne komision pa siguruar me pare vullnetin e opozites. Kryetari demokrat i komisionit te ligjeve Ilir Rusmali ka propozuar relator te ndryshimeve ne Kodin Civil socialistin Damian Gjiknuri i cili kerkoi qe e njejta fryme kompromisi te transferohej edhe tek komisioni i reformes zgjedhore ku jane bashkekryetare. Ndryshimet e propozuara nga qeveria per Kodin Civil sipas relacionit synojne tu japin me shume mbrojtje personave per thenie qe paraqesin interes publik apo prekin funksionare shteterore. Keshtu ndeshkimi per shpifje do te kufizohet vetem ne rastet kur deklarata behet me dashje apo kur provohet pakujdesia e rende ne publikimin e fakteve te gabuara. Nje tjeter ndryshim ne Kod e limiton deri ne nje vit mundesine per te paditur pas deklarates dhe jo pa kufi kohor sic eshte aktualisht.
ShareTweet