PS-Aleatët: Kërkojmë drejtësi për 21 janarin, në shesh për të nderuar 4 të vrarët
Kreu i PS-së, Edi Rama, është takuar gjatë paradites së sotme me aleatët e socialistëve, për të diskutuar mbi homazhet e 21 janarit, për katër të vrarët në demonstratë. Pas takimit, ata kanë kërkuar drejtësi për 21 janarin, ndërsa kanë ftuar gjithe njerëit që të marrin pjesë në homazhet që do të zhvillohen më 21 janar për për të përkujtuar 4 protestuesit Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj e Aleks Nika.
“Sot partitë aleata u mblodhën për të diskutuar për një organizimin e një homazhi për të përkujtuar 4 protestuesit Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj e Aleks Nika në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ftojmë të gjithë qytetarët e Tiranës por edhe të gjtihë Shqipërisë të marrin pjesë në këtë homazh në mënyrë që të nisim prokurorinë për zbardhjen e tragjedisë, vendosjen e drejtësisë dhe për shlyerjen e kësaj njolle historike, ka thënë pas takimit një prej aleatëve të socialistëve, Preç Zogaj.
Gjithashtu, opozita përshëndet edhe qëndrimin e trojkës së ambasadorëve të akredituar në Tiranë, të cilët, sipas Zogajt i kanë konsideruar si të pafajshëm 4 viktimat e 21 janarit. Përshëndes qëndrimin e trojkës që i konsideroi të pafajshëm të vrarët në këtë demonstratë dhe ashtu është. Të pafajshëm qenë. I vetmi faj i tyre ishte se morën pjesë në një demonstratë të thirrur nga opozita legale për të protestuar kundër varfërisë dhe papunësisë ka shtuar Zogaj.