Skandali i ilaceve zbret ne Kuvend

TIRANE - Skandali i mungeses se ilaceve mberrin ne Kuvend. Ne fjalen e pare te saj te mbajtur ne foltoren e Kuvendit, Ministrja e Shendetesise, Anila Godo pranoi problemet ne furnizimin me ilace, duke ja atribuuar pergjegjesine paraardhesit te saj Nard Ndoka. Sipas saj probleme te tilla jane te mbartura. Duke pranuar kritikat e deputeteve te opozites per mungesen e ilaceve dhe anomalite e ndodhura, Godo tha se ministria qe ajo drejton po merret me kete ceshtje, por eshte e pamundur qe gjithcka te ndryshoje ne nje muaj. Behet fjale jo per pak, por per 26 milione euro ilace stok ne nje kohe kur Qendra Spitalore Universitare vuan mungesen e medikamenteve. Shkak e kesaj gjendjeje eshte bere blerja nga Ministria e Shendetesise e barnave qe dispononin depot farmaceutike dhe jo blerja e barnave per te cilat spitalet kishin nevoje. Megjithate, nje urdher i ri pritet qe ta riparoje disi problemin, duke ricikluar barnat ndermjet spitaleve, sipas nevojave. "Keto jane probleme te mbartura qe nuk mund ti japim zgjidhje per nje muaj. E kam konstatuar gjate turit ne spitale mungesen e theksuar te ilaceve jetike per pacientet", theksoi Godo, disi e bezdisur nga deputetet qe zhurmonin ne sallen e Kuvendit gjate fjalimit te pare te saj. Ne nje kohe kur Qendra me e madhe Spitalore ne vend, ajo Universitare "Nene Tereza", ankohet per materiale deri tek garzat apo dorezat, spitalet e tjera te vendit jane te tejmbushura me medikamente qe nuk u hyjne ne pune. Kjo anomali e pranuar dje ne Kuvend dhe nga Ministrja Godo, ka ardhur per faktin se Ministria e Shendetesise ka blere ato barna te cilat ka gjendje, ose i kane mbetur stok firmes se preferuar, qe ka fituar dhe tenderin. Per kete ceshtje Ministria e Shendetesise ka nxjerre nje udhezim sipas te cilit barnat e stokut do te qarkullojne duke u rishperndare ne spitale sipas nevojave qe kane, duke u ardhur ne ndihme njeri-tjetrit. Nga te dhenat e deritanishme behet e ditur se ne listen e gati 180 medikamenteve qe i duheshin spitalit dhe pritej te zhvillohej tenderi, ishin hequr 61 barna shume te domosdoshme per spitalin duke u zevendesuar me te tjera. Pas kesaj nisen mosmarreveshjet disa mujore me Ministrine e Shendetesise dhe sot qendra spitalore nuk ka as medikamente as solucione per analiza dhe as mjete spitalore. Prej disa muajsh Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza" po vuan nje krize te madhe te mungeses se medikamenteve dhe te gjitha mjeteve te tjera qe duhen per nderhyrjen kirurgjikale tek pacientet. Se fundmi mesohet se keto nderhyrje realizohen vetem per rastet shume te renda, te cilave u rrezikohet seriozisht jeta.
Kontraktimi
Me 8 gusht te ketij viti, Ministria e Shendetesise shpalli se ka kontraktuar 104 medikamente te cilat do zgjidhnin perfundimisht krizen e filluar muaj me pare. Megjithate, deri tani kriza nuk eshte zhdukur, perkundrazi, mungesat jane te gjithanshme.
Punesimi, kontrata me mjeket
Mjeket specialiste do te detyrohen te punojne ne fshatrat e tyre, kjo pasi ne shume zona te vendit mungojne, e shendeti i banoreve rrezikohet. Ministrja e Shendetesise Anila Godo tha dje ne Kuvend se nje pjese e madhe e rretheve ka mungese te theksuar specialistesh por ky problem do zgjidhet. "Do te shihen mundesite te joshen financiarisht, deri ne 2 fish pagese ata qe do te punojne ne rrethe e zona te thella", sugjeroi ministrja. Sipas saj, do te nenshkruhen dhe kontrata me mjeket qe te pakten per kater vite te punohet ne keto zona. "Ne te kundert do te aplikohen gjoba apo detyrime te tjera qe te mos qendrojne te gjithe ne qytete", tha Godo.