E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disidenti kinez fluturon drejt SHBA-ve

Aktivisti i verbër u tha më herët reporterëve se nuk kishte pasaportë, por besonte se do të shkonte në Nju Jork. Z. Çen pak kohë më parë qëndroi për gjashtë ditë në ambasadën Amerikane në Pekin pas arratisjes nga arresti shtëpiak në veri-lindje të Kinës.

Ai donte të largohej nga Kina dhe iu ofrua një vend tek universiteti i Nju Jorkut. Çen Guangçeng, një avokat autodidakt i cili ka bërë një fushatë kundër abortimit të detyruar, i cili është në bazë të politikës kineze për një fëmijë. Ai qëndroi i arrestuar për katër vjet pasi në vitin  2006 u dënua për ndërprerje trafiku dhe dëmtim pasurie. Që prej vitit 2012, ai ishte në arrest shtëpiak.

Z. Çen nëpërmjet telefonit tha më herët për agjencinë e lajmeve “AFP”: “Jam në aeroport. Nuk kam pasaportë. Nuk e di kur do të nisem. Mendoj që po shkoj në Nju Jork”. SHBA-të thanë se vizat për disidentin kinez dhe familjen e tij janë gati.

/Start/ Xh. Qardaku/

                                                                                             2012-05-19 13:08
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›