Shpërthim afër shkollës në Brindisi, vdes një nxënëse

Shpërthimi ndodhi kur nxënësit ishin duke hyrë në shkollën teknike Françeska Falkone, rreth orës 07:45. Policia arriti në vendngjarje dhe po heton rreth shpërthimit. Askush nuk pranon autorësinë e vendosjes të lëndës plasëse.
Të paktën një ndër të plagosurit është në gjendje të rëndë. Hetuesit thanë që eksplozivi ishte i vendosur në një kosh plehrash jashtë shkollës. Është e paqartë nëse ka pasur një apo dy shpërthime, por një raport pohon se eksplozivi kishte qenë i vendosur në çanta.
“Duke parë efektet e shpërthimit, duket qartë se kjo është diçka shumë e fuqishme”, tha një oficer italian i sigurisë publike i cituar nga “BBC”-ja.
/Start/ Xhevarhir Qardaku/
2012-05-19 11:26