E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkelqim Lazaj Une kam shoqeruar Kadri Hazbiun ne mesnaten e tetorit te 75-s kur ka bere takimin e mistershem ne qeline e Beqir Ballukut

Beqir Ballukun e kemi gjetur me koke te lidhur me helmete dhe kembe e duar te prangosua ne dysheme

Truproja e Kadri Hazbiut zbardh misterin e gojedhenes 30-vjecare per te verteten e takimit sekret te ministrit te hekurt te Sigurimit te Shtetit dhe heretikut te Enver Hoxhes. Cfare ndodhi ate mesnate tetori kur Kadri Hazbiu doli nga zyra e tij vetetimthi per te perfunduar me urgjence ne qeline e ish-ministrit te kryqezuar

Ndersa arritem te porta kryesore e burgut menjehere u hapen dyert dhe te tria makinat perfunduan ne oborrin e tij. Kadriu shkoi te zyra qe ishte ne ane te oborrit ku rrinte oficeri i rojes dhe sipas rregullit dorezoi pistoleten dhe krehrat me fisheke. Ashtu beme te gjithe ne. Para se te vazhdonim ne ambientet e burgut dorezuam te gjithe armatimin personal.

Pikerisht ate nate teksa une po prisja me padurim per ta shoqeruar per ne shtepi dhe te largohesha edhe vete. Ndersa ora po shkonte 2400 hyjne ne paradhomen e tij Fecorr Shehu dhe nje grup hetuesish te Drejtorise se Hetimit te Ministrise te cilet kishin ne dore ceshtjen hetimore te grupit te Beqir Ballukut.

Ora duhet te kete qene aty te 0100 kur te tria makinat lane sheshin Skenderbej per te vazhduar per te stacioni i trenit. Une akoma nuk i bija ne te se per ku e kishte itinerarin Kadriu. As ai nuk foli asnje fjale dhe as une nuk i thashe gje. Makina jone ecte pas makines se grupit te shoqerimit.

Vetem kur arritem te stacioni i trenit dhe morem unazen majtas une kuptova se ishim duke shkuar ne burgun e sigurise se larte me numer 313.

Shkelqim Lazaj njeriu me i besuar i Hazbiut

Shkelqim Lazaj ka lindur ne vitin 1945 ne Tirane. Ne vitin 1963 ai perfundon arsimin e mesem mjekesor dhe rastesisht ka qene ne nje klase me Kryeministrin aktual Berisha.

Po ate vit ai fillon pune si ndihmesmjek ne shkollen e oficereve rezerviste ne Zall-Herr te Tiranes ku punoi deri ne vitin 1966. Pas kesaj po ne te njejtin funksion ai vijoi te kryente sherbimin e detyrueshem ushtarak te cilin e perfundoi ne vitin 1968. Gjate kohes qe sherbeu ne shendetesi si ushtar Shkelqim Lazaj beri jehone te madhe ne medien e asaj kohe si njeri korrekt dhe i perkushtuar. Per portretin e tij ne ato vite shkruanin gazetat me prestigjioze te asaj kohe sic ishin Zeri i popullit Zeri i rinise Drita etj. Cuditerisht kjo gje kishte bere pershtypje tek udheheqja me e larte e shtetit dhe pas kesaj ishte bere rekomandimi qe ndihmesmjeku Shkelqim Lazaj te transferohej me pune prane klinikes qe ishte ne dispozicion te udheheqjes me te larte te shtetit. Si efektiv i asaj klinike Lazaj u caktua te ishte si ndihmesmjek personal i Kryeministrit Mehmet Shehu. Pra te kishte nen mbikeqyrje per regjimin e barnave vete Kryeministrin. Ne kete menyre viti 1968 shenoi per Lazaj jo vetem perfundimin e sherbimit te detyrueshem ushtarak por edhe fillimin e punes se tij prane udheheqjes me te larte fillimisht si ndihmesmjek dhe me pas si nje nder oficeret me te besuar te drejtorise se dyte. Si ndihmesmjek ne kliniken speciale te udheheqjes ai punoi deri ne vitin 1972. Me pas ai do te kalonte oficer i pare i sigurimit personal te Kadri Hazbiut.

Ne vitin 1974 edhe pse vazhdonte te figuronte si truproje kryesore e Kadri Hazbiut ai fillon kualifikimin 4-vjecar ne shkollen e Ministrise se Puneve te Brendshme ne Sauk te Tiranes ku ne vitin 1978 diplomohet oficer aktiv i Sigurimit te Shtetit. Ai vazhdoi te sherbente prane Kadri Hazbiut deri ne momentin e arrestimit te tij.

Neser do te lexoni

Mbledhja misterioze qe Kadri Hazbiu beri gjate mesnates se tetorit te vitit 1975 me grupin e hetimit te Beqir Ballukut ne ambientet e burgut te sigurise se larte nr. 313

Cilat ishin bisedat qe Lazaj beri me Beqir Ballukun ne castin kur e pa te lidhur dhe me skafander ne mes te qelise Kenaqesia qe shprehu ky i fundit kur mesoi se ne burg kishte ardhur ministri Hazbiu.

Biseda qe Shkelqimi beri me Hazbiun kur ishte larguar nga qelia e katit te trete ku kishte komunikuar me Ballukun. Pergjigjja e Hazbiut per kete gje dhe vizita qe ai beri ne qeline e ish-kolegut.

Hyrje

Ai ishte njeriu me i afert i Kadri Hazbiut te cilit per vite e vite me radhe derisa ra ne prangat e ish-vartesve te tij nuk i qe ndare fizikisht dhe shpirterisht asnje moment. Per vete funksionin e detyres se tij si oficer i pare i sigurimit te Hazbiut ai ishte i angazhuar ti rrinte nje hap mbrapa apo qofte dhe perkrah tij qe ne momentin e zgjimit ndaj te gdhire dhe deri ne mesnate kur ai shkonte per te fjetur. Ky ishte Shkelqim Lazaj i cili sot ka kaluar 75 vitet por dashuria dhe respekti per ish-ministrin ben qe ne cdo pervjetor te Hazbiut apo ne cdo fillim viti ai te shkoje prane varrit te idhullit te tij te pazevendesueshem dhe te vendose nje tufe me lule e duke mos ngurruar ti thote edhe disa fjale shefit te tij te dikurshem me ngushellimin se ai do ta degjonte si dikur kur bisedonin ne makinen luksoze gjate udhetimeve neper Shqiperi. E megjithate per disa detaje te jetes dhe aktivitetit te ish-shefit te tij minister i hekurt Lazaj nuk ka folur asnjehere publikisht. Pikerisht sot kur kane kaluar 30 vjet nga koha e ekzekutimit te Kadri Hazbiut ai megjithese ne nje gjendje te rende shendetesore nga problemet ne zemer del para publikut shqiptar me nje cikel intervistash e kujtimesh qe lidhen me te panjohurat e jetes se ish-ministrit historik.

Pikerisht ne rrefimin e sotem per lexuesit e standard Shkelqim Lazaj hedh drite mbi te panjohuren e madhe qe ben fjale se si ndodhi qe mesnaten e tetorit te vitit 1975 Hazbiu shkoi ne qeline e Beqir Ballukut i cili kishte rreth 10 muaj qe ishte prangosur.

Levizja e Lazajt ne korridoret e kausheve te Sigurise se Larte gjate vizites misterioze qe beri me shefin e tij ne mesnaten e tetorit te vitit 1975 ne burgun nr. 313 dhe Hazbiu qe kishte mbledhur personelin e hetuesise ne dhomen misterioze te katit te dyte per tu dhene udhezimet e vecanta per te cilat kishte shkuar. Si ndodhi qe ai u perball me qeline e erret brenda te ciles ishte prangosur ne menyre te percudnuar Beqir Balluku.

Historia e letres sekrete qe kerkoi te shkruante Beqiri dhe porosia qe Hazbiu i dha drejtorit te burgut per kete kerkese. Cfare ndodhi me ate leter te cilen Shkelqim Lazaj e mori naten e dyte pasi kishte ikur Hazbiu nga qelia e Ballukut

Zoti Lazaj ka vite qe flitet per nje leter sekrete qe ka shkruar Beqir Balluku per Enver Hoxhen. Ju nuk jeni ndare asnje moment nga Kadri Hazbiu. Jeni ne dijeni te saj dhe si eshte e verteta ne se mund ta beni publik per lexuesin e standard

Eumlshte e vertete qe ka ekzistuar nje leter e posacme nga Beqir Balluku i cili i shkruante Enver Hoxhes qe nga qelia. Se cfare shkruante dhe per ke shkruante kete nuk mund ta them pasi eshte tjeter kapitull. Une po ju tregoj vetem se ajo leter kishte shume rendesi qe te mberrinte ne dore te Enver Hoxhes. Mundesine e perpilimit te saj Ballukut ia krijoi vete Kadri Hazbiu gje per te cilen kam qene vete prezent. Ate leter e kam marre me doren time per ta cuar ne sekretarine e posacme te ministrit dhe per ta nisur me pas ne drejtim te Komitetit Qendror. Tani vone kam mesuar se ajo leter nuk paska mberritur kurre ne doren e Enver Hoxhes gje qe mua me ka cuditur shume. Une nuk ve dyshim se ne kete mesele kane dore Ramiz Alia Nexhmie Hoxha dhe Hekuran Isai.

Mund te na e pershkruani se si ka ndodhur ne te vertete

Mbaj mend qe ka qene muaji tetor i vitit 1975. Ate dite te cilen nuk e mbaj mend mire sa ishte data por me kujtohet qe ndersa une prisja ne zyren time ne Ministrine e Brendshme e cila ishte e bashkangjitur me ate te Kadri Hazbiut ne nje moment shikoj oren qe pa u kuptuar po shkonte 2200. Megjithate ajo po kalonte si pa u ndjere dhe une nuk po merrja asnje sinjal per levizjen e ministrit i cili vazhdonte te rrinte ne zyre. Duke ndenjur me syte nga dera prisja i merzitur e me nje padurim qe te ikja sa me pare. Ne nje moment pashe qe Kadriu shtyu deren dhe u duk per disa caste te pragu i saj duke me pare si me interesim nese isha merzitur por qe gjithsesi nuk foli. Une si per ti dhene jete ketij momenti iu drejtova duke i bere me shenje te ora e dores veprim ky qe donte te thoshte se kishte shkuar vone. Cfare do te bejme - i thashe si me te qeshur dhe me gjysme shaka - do te vije e nesermja prape. Ora 1000 dhe 1100 e mbremjes e muajit tetor i binte te ishte shume vone. Aq me shume qe une i kisha ndenjur me teper pasi isha larguar nga shtepia qe ne oren 0600 te mengjesit.

Pse ishit larguar aq shpejt

Sepse Kadri Hazbiu ashtu si te gjithe ministrat ne ate kohe nisej nga shtepia maksimumi ne oren 0630 minuta me qellim qe ne oren 0700 te ishte ne zyre. Vazhdonte te punonte si gjithe te tjeret deri ne oren 1400. Pas kesaj ore shkonte per pushimin e drekes ne shtepi. Kthehej serish ne oren 1600 apo 1700 ku vazhdonte te punonte minimumi deri ne oren 2200. Ne te shumten e rasteve vazhdonte edhe pas kesaj ore madje jo rralle ndodhte qe te punonte deri pas mesnate. Por kishte edhe raste qe edhe kur kthehej ne shtepi te merrte dosje me vete per te punuar.

Juve ishit i detyruar te qendronit prane tij ne cdo moment

Nga momenti qe ai dilte nga shtepia pra qe ne te gdhire dhe derisa te futej serish brenda oborrit une duhej ti rrija afer. Kur shkonte per pushimin e drekes apo ne ndonje rast tjeter me thoshte qe ne oren X do te levizim gje qe do te thoshte se kohen qe nga ai cast deri pak minuta para asaj ore une e kisha ne dispozicionin tim personal. Keshtu edhe ate nate tetori per te cilen po ju tregoj detyra ime derisa Kadriu vazhdonte te ishte ne zyre ishte te rrija ne zyren time pa bere as me te voglen levizje.

Mirepo ndersa ora kalonte per te shkuar 2300 2330 2345 po vija re qe Kadriu nuk po dilte por vazhdonte te rinte ne tavolinen e tij ministrore me nje vandak me shkresa siper saj. Me te drejte nisa te shqetesohesha pasi ndjehesha pak i lodhur. Ndoshta e kisha edhe nga padurimi per te shkuar.

Kur doli

Ketu eshte e gjithe meseleja sepse ai jo vetem nuk doli por ate nate kishte bere plane per te ndenjur gjate. Kishte shume pune per te bere. Ate nate para se te ikte ne shtepi kishte vendosur te shkonte per nje inspektim ne burg ku do te takonte Beqir Ballukun. Them se ajo levizje ishte posacerisht per te takuar Beqirin. Me sa kuptova kur arritem te qelia sekrete e ish-ministrit behej fjale se Kadriu kishte marre sinjal per nje leter te Beqirit ne drejtim te Enver Hoxhes. Behet fjale pikerisht per letren qe eshte perfolur shume vitet e fundit dhe per te cilen juve po me pyesni edhe ne keto momente leter e cila nuk ka mberritur asnjehere ne tavolinen e Hoxhes.

Kur shkuat

Pikerisht ate nate teksa une po prisja me padurim per ta shoqeruar per ne shtepi dhe te largohesha edhe vete. Ndersa ora po shkonte 2400 hyjne ne paradhomen e tij Fecorr Shehu dhe nje grup hetuesish te Drejtorise se Hetimit te Ministrise te cilet kishin ne dore ceshtjen hetimore te grupit te Beqir Ballukut. Ata hyne menjehere ne zyren e Kadriut. Kuptova se ishin thirrur nga ai. Kur u hap dera pashe qe Kadriu ishte cuar ne kembe dhe po bente ecejake neper zyre. Sic dukej ishte ne pritje te Fecorrit. Ne kete cast ndersa ata hyjne brenda ai del serish te dera dhe me beri me shenje per shoferin e tij i cili priste me makinen poshte para hyrjes kryesore. Kuptimi ishte qe shoferi duhej te largohej per ne shtepi. Kjo do te thoshte se ai do te rrinte shume gjate dhe se nuk do te levizte fare. Keto lloj levizjesh zakonisht ndodhnin ne rastet kur ai ndermerrte ndonje mision sekret qe nuk duhej te mesohej nga askush. Gjithsesi une zbatova urdhrin e tij. Shkova te Beluli shoferi dhe i thashe qe te largohej per ne shtepi. Pas kesaj Beluli kishte detyre qe te conte makinen ne garazhin e oborrit te shtepise se ministrit dhe te largohej ne shtepine e vete per te ardhur serish te nesermen ne oren 0600.

Pas kesaj u kthyet serish ne zyren tuaj

Patjeter qe u ktheva te vendi im. Tani e mblodha mendjen se nuk behej fjale per tu kthyer ne shtepi por per tu nisur per diku qe do ta mesoja vetem kur te mberrinim ne destinacionin e planifikuar nga Kadriu. Pyetje nuk kisha te drejte te beja vetem atehere kur ai do te te me tregonte vete ckishte ndodhur. Kjo vetem per disa raste. Megjithate une kisha eksperience ne kete proces te vepruari dhe i dija mire si funksiononin gjerat. Pas rreth gjysme ore mysafiret e zyres se Kadriut dolen serish nje e nga nje. Ne fillim Fecorri dhe pas tij 3-4 hetuesit e Beqir Ballukut. Nderkaq Kadriu me jep urdher qe te beja gati makinen rezerve qe do te thoshte te vinim ne dispozicion Aron sekrete qe ishte pa targe para. Ate e kishte nje shofer i gatshem i grupit te sigurimit qe qendronte gjithnje ne ministri.

U niset

Nuk vonoi shume si u vendos makina Aro ne vendin qe zbriste ministri kur del menjehere Kadriu i cili u ul ne vendin e pare nderkohe qe une sa mbylla deren u ula me shpejtesi ne sedijen e pasme sepse makina filloi te ecte. Ne kete cast pas nesh u nis edhe makina tjeter me grupin qe kishte qene ne zyre pak caste me pare dhe para nesh ishte makina me grupin e sigurimit te ministrit.

Ju ishit ne makinen e Kadriut

Patjeter. Une gjithnje rrija ne makine me Kadriun.

Do te doja te dija emrat e te gjithe hetuesve qe hipen ne makine te cilet ishin ne zyren e Kadriut.

I pari sic te thashe ishte Fecorr Shehu pastaj vinin Pirro Dautaj Shkelzen Bajraktari dhe Pelivan Luci. Qe te gjithe merreshin me hetimin e grupit armiqesor ne ushtri.

Ne kete moment shkuat ne burg

Ora duhet te kete qene aty te 0100 kur te tre makinat lane sheshin Skenderbej per te vazhduar per te stacioni i trenit. Une akoma nuk i bija ne te se per ku e kishte itinerarin Kadriu. As ai nuk foli as nje fjale dhe as une nuk i thashe gje. Makina jone ecte pas makines se grupit te shoqerimit.

Po pse nuk te tregonte ty se ku do te shkonte

Une nuk e pyeta dhe ai nuk e kishte mendjen nese duhej ta dija une apo jo. Une mbaja pozicionin qe me takonte. Vetem kur arritem te stacioni i trenit dhe morem unazen majtas une kuptova se ishim duke shkuar ne burgun e sigurise se larte me numer 313. Mund te te duket e cuditshme por une po te them se deri ne ate cast nuk kisha hyre asnjehere ne ambientet e burgut. Ndersa arritem te porta kryesore e burgut menjehere u hapen dyert dhe te tre makinat perfunduan ne oborrin e tij. Kadriu shkoi te zyra qe ishte ne ane te oborrit ku rrinte oficeri i rojes dhe sipas rregullit dorezoi pistoleten dhe krehrat me fisheke. Ashtu beme te gjithe ne. Para se te vazhdonim ne ambientet e burgut dorezuam te gjithe armatimin personal.

Ishte e domosdoshme te dorezonte edhe ministri i Brendshem armatimin

Behej fjale qe ai te ishte i siguruar se rregulli ishte vendosur per rastet qe mund te merreshe peng nga te burgosurit dhe ata mund te te grabisnin armen.

Vijon neser

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›