Gjykata: 15 vjet burg për babanë, shfrytëzoi vajzat e mitura
29/12/2011 Dënim të njëjtë dhe për dy nga klientët dhe nga 10 vjet burg për dy të moshuarit
KORÇE- Gjykata e rrethit gjyqësor Korçë në seancën gjyqësore të ditës së mërkurë dha vendimin e saj për babanë tutor, Pëllumb Mullajin, 52 vjeç, banues në Korçë, i cili shfrytëzonte seksualisht dy vajzat e tij të mitura, njëra 8 vjeç dhe tjetra 10 vjeç. Shtetasi në fjalë u dënua me 15 vjet burg. Ndërkaq për dy nga klientët e vajzave të mitura, për Andrea Nametin, 69 vjeç, banues në Mborje të Korçës, i dënuar edhe më parë për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me të mitur dhe Skënder Korollarin, 35 vjeç, banues, po në fshatin Mborje u dha dënimi me nga 15 vjet burg për secilin, kurse dy klientët e tjerë, të cilët ishin më të moshuar, Nevruz Kollani, 82 vjeç dhe Ndoni Koci, 86 vjeç, u dënuan me nga 10 vjet burg.
Pretendimet
Të njëjtat dënime kishte kërkuar edhe Prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë në seancën gjyqësore të mëparshme. Në të njëjtën kohë katër klientët e dy vajzave të mitura nuk e pranuan akuzën, pasi e konsideronin veten të pafajshëm. I njëjti pretendim u bë prezent edhe nga pala mbrojtëse, pasi, sipas avokatëve, për klientët e tyre nuk ekzistonin prova për akuzat e ngritura, madje sipas palës mbrojtëse provat mungonin jo vetëm për babanë tutor, por edhe për katër shtetasit që akuzoheshin për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitura. Për këtë arsye, si të pandehurit, ashtu dhe avokatët kërkuan pafajësi dhe lirim të tyre. Personat e mësipërm u arrestuan në muajin prill, të cilët shfrytëzonin në mënyrë sistematike dy vajzat e mitura. Dy vajzat e vogla, së paku, u shfrytëzuan seksualisht për tre vjet me radhë, duke filluar që nga viti 2004 deri në vitin 2006. Vetëm pas më shumë se 5 vjetëve të shfrytëzimit seksual, policia mundi të binte në gjurmët e këtij akti barbar, kur vetë dy vajzat, do të denonconin në polici babanë e tyre dhe 4 shtetasit e tjerë, të cilët i kishin shfrytëzuar seksualisht për gati tre vjet. Dy vajzat e mitura shfrytëzoheshin për qëllime prostitucioni nga babai i tyre, Pëllumb Mullaj, i cili siguronte klientët kundrejt pagesës prej 2000 lekësh. Arrestimi i 5 personave, mes tyre dhe babai i dy vajzave, u bë i mundur gjatë finalizimit të operacionit të koduar “JUNIOR”.