Berisha pritje me ministrat

E enjte 29 Dhjetor 2011 1658
KRYEMINISTRI BERISHA NE PRITJE TE MINISTRAVE
Vetem nje dite pas analizes per 2011 kryeministri Berisha i shoqeruar nga bashkeshortja ka organizuar nje pritje me anetaret e kabinetit qeveritar.
Kryeministri ka shkembyer batuta me ta madje edhe me zv. ministrin e kultures Nikolle Lesi i cili ditet e fundit u perfshi ne nje shkembim replikash te hapura me ish kryetarin e PS Fatos Nano. Por teksa ka takuar te gjithe ministrat dhe bashkeshortet e tyre kryeministri ka harruar te trokase goten me bashkeshortin e ministres se vetme femer ne kabinet Majlinda Bregun. Por ketu ka nderhyre bashkeshortja e kryeministrit. Ashtu si dhe te merkuren ne bilancin e ketij viti retorika e kreut te ekzekutivit eshte fokusuar tek reformat qe per kryeministrin vecuan Shqiperine nga kriza e vendeve te tjera duke ruajtur stabel parametrat ekonomike. Berisha theksoi serish para ministrave te tij se zgjedhjet lokale te 8 majit dhe censusi u permbyllen me sukses. Per kryeministrin arritje madhore ishte edhe rritja e pagave dhe pensioneve ndersa jane te prekshme reformat ne arsim mjedis shendetesi dhe mbrojte. ShareTweet