E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet fillimi i procesit mësimor në UPZ

Nga Express më 30 shtator 2011 në ora 20:02

Procesi mësimor në Universitetin e Prizrenit nuk do të fillojë më 3 tetor, por ai është shtyrë për datën 10 tetor, për shkak të tejzgjatjes të procesit të angazhimit të stafit akademik dhe mos nënshkrimit të deritanishëm të kontratave të tyre të punës nga ana e personit përgjegjës, të caktuar nga MASHT-i, më 21 shtator.

Vendimi për shtyrjen e nisjes së procesit mësimor është marrë të premten nga ushtruesi i detyrës së rektorit të UPZ-së, Enver Sopjani, duke u mbështetur në nenin 4, paragrafi 3, nënparagrafi 3.1 i Statutit të Përkohshëm të UPZ-së. Vendimi hyn në fuqi nga data e nënshkrimit.

Ndërkohë, Bordi i Përkohshëm Qeverisës i Universitetit të Prizrenit në mbledhjen e radhës me vota të fshehta ka vendosur që tre nga katër kandidatët Mazllum Baraliu, Agim Paca dhe Enver Sopjani në bazë të Statutit të Përkohshëm të UPZ-së t’i dërgohen Ministrisë të Arsimit që të vendosë se cili prej tyre do të jetë rektor i këtij universiteti.

Kandidat i katër në garën për postin e rektorit ka qenë edhe Zahadin Shemsedini.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›