E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet gjyqi i skuadrës së Partizanit

Nuk ka mjaftuar protesta e tifozve prpara gjykates se shkalles se pare te kryeqytetit per te zgjidhur ceshtjen per administrimin e skuadres se Partizanit. Seanca gjyqesore e parashikuar per t’u zhvilluar sot, mes dy aksionareve kryesore Albert Xhani dhe Paro Laci eshte shtyre pas mungeses se gjykatsit. Dy personat ne fjale pretendojne administrimin e skuadres, e cila prej muajsh vazhdon te kete shume veshtiresi organizative dhe financiare dhe kjo situate pritet te vazhdoje deri ne vendimin qe do te jape gjykata.

Ne fillim palet u drejtuan ne te gjitha komisionet e drejtesise sportive te Federates Shqiptare te Futbollit, por keto organe nuk dolen ne asnj prfundim me pretendimin se kjo ceshtje i kalonte kompetencat e tyre. Tani gjithcka eshte ne deren e gjykates se shkalles se pare te rrethit Tirane, por seanca e pare eshte shtyre per nje date tjeter si pasoje e mungeses se gjykatsit, i cili nuk u paraqit prpara paleve qe pretendojne te marrin drejtimin e nje prej skuadrave me te medha ne vend, por qe nga sezoni i shkuar luan ne kategorine inferiore te futbollit. Nderkohe, tifozet e Partizanit kane organizuar nje proteste prpara gjykates ku kane krkuar nje zgjidhje sa me te shpejte te situates, por edhe nje here duhet te presin per te mesuar se kush do te administroje skuadren e tyre.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›