Roma dështoi me ofertën për Behramin
Roma ka zbuluar se kishte bërë ofertë të vonë për të transferuar mesfushorin kosovar të West Ham United, Valon Behrami.
Avokati i klubit italian, Antonio Conte, ka thënë se klubi nga kryeqyteti ishte i pasuksesshëm në tentativën për të transferuar lojtarin e përfaqësueses së Zvicrës në ditën e fundit të afatit kalimtar.
"Presidentja Rosella Sensi dhe drejtues të tjerë ekzekutiv u përpoqën të nënshkruajnë me Behramin. Daniele Prade (drejtori sportiv) u përpoq deri në fund, por kishte probleme gjithë kohës, pasi neve na mungonin disa detyrime të cilat kërkoheshin që Roma ta përmbyllë marrëveshjen", ka thënë Conte për "Centro Suono Sport".