E Diel, 1 Nëntor 2026

Skela: Humbja 6-1 momenti më kritik i karrierës sime

TIRANE-Mungoi në përballjen me Uzbekistanin, "sepse isha pa stërvitje dhe nuk isha gati", por tashmë Ervin Skela është sërish pjesë e rëndësishme e skuadrës kombëtare. Trajneri Kuzhe pritet ta ndërtojë sërish rreth tij formacionin për sfidën me Rumaninë, ndërkohë që organizatori duket gati. Edhe sepse, me vendin ballkanas ka ende një "borxh" për të larë. "Ajo humbje 6-1 e pësuar 3 vjet më parë ka qenë periudha më kritike për mua në ekipin kombëtar, sidomos edhe për fjalët që u thanë pas saj, - u shpreh në konferencën e djeshme për shtyp mesfushori kuqezi. - Nuk mund të bëjmë një krahasim të ekipit të tanishëm me atë të vitit 2007, sepse në ekip kanë ardhur shumë lojtarë të rinj dhe ne kemi pasur shumë rezultate pozitive. është e rëndësishme që ta nisim me një rezultat pozitiv", shton ai. Skela nuk ka një ekip që prej largimit nga Tus Koblenci në fund të sezonit të shkuar, ndërkohë që pranon se edhe tani ndodhet në një moment kritik të karrierës, mes dilemën për të lënë futbollin apo për të vazhduar. "Faza e dytë te Koblenci ka qenë shumë e vështirë, unë jam munduar të stërvitem vetëm për kombëtaren, - deklaroi Skela. - Kam patur një ftesë për Uzbekistanin, por sipas mendimit tim, nuk e meritoja, sepse nuk isha në gjendje të luaja. I thashë trajnerit që do të stërvitem dhe kur të jem i gatshëm do të rikthehem në ekipin kombëtar", shton ai. Në lidhje me të ardhmen, Skela deklaron se çdo gjë është e paqartë: "Deri tani çdo gjë ka qenë e vështirë për t'u vendosur dhe shpresoj të bëhet sa më shpejt, por po stërvitem te Shalke vetëm për kombëtaren".
Rumania
Në fakt, që prej ndeshjes me Uzbekistanin kanë kaluar vetëm 3 javë dhe mbetet ende një dilemë nëse Skela është apo jo në gjendje të luajë ndaj Rumanisë. "Dakord, do gënjeja nëse do thosha që jam në momentin tim më të mirë, por nëse më bëhet një ftesë nga trajneri dhe nga shokët e ekipit dhe unë e ndjej që mund të jap 100 %, jam gjithnjë gati. Këto kohë jam stërvitur rregullisht te Shalke për të qenë i gatshëm për kombëtaren dhe jam i bindur se do të bëj një ndeshje të mirë", thotë fantazisti. Rumania megjithatë është një kundërshtar shumë i vështirë. "Ajo ka ndryshime të mëdha nga përballja e fundit që ne kemi pasur me ta, ka madje edhe disa mungesa. Megjithatë unë i kam parë në miqësoren me Turqinë dhe është një ekip shumë i fortë. Me këto skuadra si Rumania, Bosnja apo Franca, ne e nisim gjithnjë më poshtë, por nuk ka pse druhemi. Nuk e kuptoj pse të mos marrim një rezultat pozitiv atje. Nëse luajmë si grup, mund t'ia dalim", deklaron Ervin Skela.
Mungoi në përballjen me Uzbekistanin, "sepse isha pa stërvitje dhe nuk isha gati", por tashmë Ervin Skela është sërish pjesë e rëndësishme e skuadrës kombëtare. Trajneri Kuzhe pritet ta ndërtojë sërish rreth tij formacionin për sfidën me Rumaninë, ndërkohë që organizatori duket gati. Edhe sepse, me vendin ballkanas ka ende një "borxh" për të larë. "Ajo humbje 6-1 e pësuar 3 vjet më parë ka qenë periudha më kritike për mua në ekipin kombëtar, sidomos edhe për fjalët që u thanë pas saj, - u shpreh në konferencën e djeshme për shtyp mesfushori kuqezi. - Nuk mund të bëjmë një krahasim të ekipit të tanishëm me atë të vitit 2007, sepse në ekip kanë ardhur shumë lojtarë të rinj dhe ne kemi pasur shumë rezultate pozitive. është e rëndësishme që ta nisim me një rezultat pozitiv", shton ai. Skela nuk ka një ekip që prej largimit nga Tus Koblenci në fund të sezonit të shkuar, ndërkohë që pranon se edhe tani ndodhet në një moment kritik të karrierës, mes dilemën për të lënë futbollin apo për të vazhduar. "Faza e dytë te Koblenci ka qenë shumë e vështirë, unë jam munduar të stërvitem vetëm për kombëtaren, - deklaroi Skela. - Kam patur një ftesë për Uzbekistanin, por sipas mendimit tim, nuk e meritoja, sepse nuk isha në gjendje të luaja. I thashë trajnerit që do të stërvitem dhe kur të jem i gatshëm do të rikthehem në ekipin kombëtar", shton ai. Në lidhje me të ardhmen, Skela deklaron se çdo gjë është e paqartë: "Deri tani çdo gjë ka qenë e vështirë për t'u vendosur dhe shpresoj të bëhet sa më shpejt, por po stërvitem te Shalke vetëm për kombëtaren".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›