E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mascherano sulmon Liverpoolin


Përforcimi i ri i Barcelonës, Javier Mascherano thotë se është një gënjeshtër absolute se ai është larguar nga Anfield për shkaqe familjare.

Pasi u transferua te Barcelona, Mascherano sulmoi Liverpoolin duke thënë se Redat i kanë dhënë atij premtime të pavërteta.

"Kur filluan ta përfshijnë edhe familjen time dhe të flasin gjëra që nuk kanë kuptim, isha i lënduar. Ata më premtuan diçka gjithë vitin dhe kurrë nuk e plotësuan premtimin e tyre. Dhe kjo nuk kishte aspak të bënte me familjen time. Kur i dëgjoni gënjeshtrat e tilla, filloni të nervozoheni", ka thënë argjentinasi për Guardian.

Për dallim prej fjalëve negative të klubit, Mascharano ka fjalë të mira për ish-trajnerin Rafa Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›