Shtyhet inaugurimi i patriarkut Irinej

Pejë, 2 mars, NOA Ishte parashikuar të
kryhej në muajin prill, por duket se është shtyrë përtej këtij afati. Fjala është
për ceremoninë inaguruese të kreut të kishës ortodokse serbe Irinej, e cila
ishte planifikuar të mbahej në Kosovë në miajin prill. Por kisha serbe ka njoftuar
se ceremonia do të mbahet në gjysmën e dytë të këtij viti, por pa saktësuar
ndonjë datë të caktuar.
Irinej e kishte marrë detyrën e tij në dy ceremoni të zhvilluara gjatë muajit janar
në Beograd dhe ceremonia e tretë ishte parashikuar të kruhej në patriarkanën e
Pejës në Kosovë.
Ky fakt, ngjalli shumë reagime nga autoritetet kosovare, pasi kjo është hera e parë, që një ceremoni e tillë do të mbahet në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.
Të mos harrojmë edhe faktin se patriarku serb njihet për deklaratat e tij kundër pavarësisë së Kosovës.
Ka qenë deklarata e tij Atje është toka jonë për Pejën, duke komentuar inaugurimin e tij në këtë qytet, çka ka shkaktuar reagime të ashpra në radhët e kosovarëve.
n.e/NOA