Clinton, tur në 6 vende të Amerikës Latine
Sekretarja e shtetit amerikan Hillary Klinton mbërriti të hënën në Montevideo të Uruguajit, e cila është ndalesa e parë për të në 6 vendet e Amerikës Latine.
Clinton pas Uruguajit, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Jose Muica, do të udhëtojë në Argjentinë ku do të takojë presidenten Cristina Fernandez.
Pasi të takohet me presidentin e ri Mujica, Klinton tha për reoprterët se beson se demokracia e Uruguajit është e fuqishme.
Sot sekretarja Klinton do të fluturojë në Kili për shkak të tërmetit dhe do të takojë presidenten kiliane, Michelle Bachelet, si dhe presidentin e zgjedhur Sebastian Pinera, para se të niset në Brazili.
Heqja e orarit fillestar të ndalesës në Argjentinë nga ana e Klinton, ka bërë që disa analistë të deklarojnë se marrëdhëniet mes Buenos Airesit dhe ëashingtonit janë të ftohta.
Ndërkohë janë parë tensione të reja mes Argjentinës dhe Britanisë në Ishujt Flakland.
Klinton deklaroi ditën e hënë se SHBA-ja është e gatshme për të ndihmuar në zgjidhjen e tensioneve ndërmjet Britanisë dhe Argjentinës, të shkaktuara në luftën e vitit 1982.