E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet mandati i Marnjak, edhe katër muaj në Kosovë

I zgjatet dhe me katër muaj të tjerë mandate shefit të EULEX-it, Ksavier de Marnjak, për shkak të nevojës për vazhdimësinë e menaxhimit të misionit të BE-së, gjatë procesit të riorganizimit.

Këtë e ka konfirmuar për mediat serbe Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kethrin Eshton.

Kocijançiç ka thënë se procedura për zgjedhjen e shefit të ri të EULEX-it, i cili do të zëvendësojë Marnjakun në muajin tetor është në zhvillim e sipër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›