Shtyhet marrëveshja e BE-së për embargon ndaj naftës ruse

Negociatorët e Bashkimit Evropian kanë dështuar që të arrijnë marrëveshje mbi embargon ndaj naftës ruse.
Sipas burimeve të BE-së, ambasadorët e vendeve anëtare nuk kanë gjetur një marrëveshje për propozimin në tryezë, i cili parashikon një përjashtim për tubacionin e Miqësisë (Druzhba), i cili sjell naftë bruto në Hungari dhe në vendet e BE-së Lindore.
Të hënën liderët e BE-së të mbledhur në Bruksel do të informohen për zhvillimet e diskutimit dhe javën e ardhshme do të thirret një takim i ri në nivel Sherpa. La Repubblica
/rtsh.al/