Vuçiç bisedë telefonike me Putin: Kontratë 3-vjeçare për furnizimin me gaz

Në një kohë BE po planifikon t’i japë fund varësisë nga gazi rus, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se ka rënë dakord me Moskën për një kontratë trevjeçare për furnizimin me gaz.
Lajmin ai e bëri me dije pas zhvillimit të një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.
“Unë dhe Putin patëm një bisedë shumë të mirë. Biseduam për disa tema të ndryshme. Gjëja më e rëndësishme për ne janë marrëdhëniet tona dypalëshe dhe kemi prekur disa gjëra. Për ne çështja më e rëndësishme është skadimi i marrëveshjes së gazit pas dhjetë vjetësh më 31 maj. Ajo që mund të them është se ne kemi rënë dakord për elementët kryesorë që janë shumë të favorshëm për Serbinë. Nuk mund të flas për çmimin tani, të gjitha detajet do të merren vesh me Gazprom”, tha Vuçiç.
Kontrata 10-vjeçare e furnizimit me gaz të Serbisë me Gazprom GZAVI.MM skadon më 31 maj.
Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve të BE kundër Rusisë dhe ka deklaruar se nuk do ta bëjë një gjë tillë. Vendim ky për të cilin është kritikuar jo pak nga BE./ usnews
/rtsh.al/