Erdogan i vendosur: Sa kohë të jem President i Turqisë, s’mund t’i themi ‘po’ anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se bisedimet e javës së kaluar me delegacionet finlandeze dhe suedeze nuk ishin në “nivelin e pritur” dhe Ankaraja nuk mund të miratojë kërkesat e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.
“Për sa kohë që Tajip Erdogan është kreu i Republikës së Turqisë, ne definitivisht nuk mund t’u themi ‘po’ vendeve që mbështesin hyrjen e terrorizmit në NATO,” tha ai.
Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s, Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i bashkohen aleancës ushtarake.
Të dy vendet nordike mohojnë mbështetjen e militantëve kurdë. Por ata i janë bashkuar vendeve të tjera të BE-së në vendosjen e një embargoje të armëve ndaj Turqisë pas operacioneve të saj kundër grupeve kurde në Siri./ BBC
/rtsh.al/