E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet mbledhja e KQZ, Ristani: PS-ja kërkon të prishë procesin

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë për në orën 17:00 mbledhjen e radhës ku pritet të shpallet edhe kandidati fitues për bashkinë e Tiranës.

Mbledhja e nisur pas disa shtyrjesh është përfshirë nga debate mes përfaqësuesve të majtë dhe të djathtë për miratimin e materialit të hartuar për tabelat e rezultateve të 11 qendrave përkatëse.
 

Përfaqesuesit e PS-së në KQZ kanë kërkuar kohë për shqyrtimin e materialit ndërkohë që përfaqësuesit e PD-së kanë deklaruar se materiali është tashmë i njohur prej të gjithëve, pasi gjithçka është diskuatuar dhe vendosur gjatë ditëve të numërimit të fletëve të konstatuara.
 

Në fjalën e tij kreu i KQZ-së Arben Ristani deklaroi se përfaqësuesit e PS-së kanë për qëllim të prishin procesin.
 

“Ju keni tjetër qëllim tjetër jo vetëm për të shqyrtuar aktin por doni të prishni procesin, ta shtyni pafundimisht dhe të degradoni procesin” theksoi Ristani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›