E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rezultati, pikënisja për zgjedhjet e 2013-ës

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta e ka cilësuar si mjaft pozitiv rezultatin që kjo forcë politike arriti në zgjedhjet lokale të 8 majit ndërsa ka shtuar se ky rezultat është pikënisja për zgjedhjet e 2013-ës.

Në një takim me krerët e partisë në rrethe, Meta theksoi se edhe pse ky rezultat ishte shumë i rëndësishëm për LSI-në nuk u plotësuan objektivat e kërkuara.
 

“Rezultati i zgjedhjeve është shumë më i mirë se zgjedhjet e fundit. Kemi marrë 45 mijë vota më shumë se zgjedhjet e kaluara. Në Tiranë është rezultati më i lartë i arritur ndonjëherë por nuk kemi arritur objektivat e kërkuara. Do të mbledhim Këshillin kombëtar dhe do të vendosim për platformën e rezultateve” theksoi Meta.

Më tej Meta ka falenderuar të gjithë qytetarët të cilët votuan LSI-në duke shtuar se kjo forcë politike do të krijojë një platform më të fortë dhe më të qartë për qytetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›