Shtyhet mbledhja e qeverisë, shkak, Berisha me grip
Shkak është bërë gjendja shëndetësore e kryeministrit, Sali Berisha, i cili është prekur nga gjendje gripale.
“Zëdhënësja e Kryeministrit, znj. Erla Mëhilli, njofton se mbledhja e qeverisë e parashikuar për sot, e mërkurë, 21 korrik 2010, u shty për një kohë tjetër për shkak të një gjendje febrile gripale me çrregullime digjestive që ka prekur Kryeministrin Berisha dy ditët e fundit.Ndërkohë, bëjmë të ditur se gjendja shëndetësore e Kryeministrit është në përmirësim”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Më tej, thuhet se mbledhja do të zhvillohet në ditët në vazhdim.