E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions, gjyqtarë edhe në vijat fundore

Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) ka ndezur dritën jeshile për rregullin e ri, i cili u aplikua që në sezonin e shkuar në takimet e Ligës së Europës. Gjithashtu, ky rregull do të zbatohet edhe në kompeticione të tjera, përfshirë Superkupën e Evropës, të paktën deri në fundin e gushtit të vitit 2011 (Azi, Brazil, Meksikë dhe Francë). Bordi vendosi gjithashtu që të mos lejojë përdorimin e teknologjisë në vijën e portës.

Komiteti teknik i IFAB-it ka përcaktuar disa kritere bazë në miratimin e këtij vendimi, midis të cilëve detyrimi që gjyqtarët të vendosen në kampionate profesioniste dhe në ndeshje që organizohen në nivel federatash ose konfederatash. Shpenzimet shtesë për gjyqtarët e rinj do të mbulohen nga federatat apo konfederatat e vendeve respektive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›