E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH, llogaridhenia dhe transparenca Nga Bujar Leskaj

Kryetar i Kontrollit te Larte te Shtetit

Llogaridhenia dhe transparenca jane dy parimet kryesore te qeverisjes se mire ne sektorin publik dhe pergjegjesia e Kontrollit te Larte te Shtetit(KLSH) si institucioni me i larte i auditimit te jashtem publik eshte qe te kontribuoje ne transparencen dhe llogaridhenien e menaxhimit te fondeve publike. Kete kontribut institucioni e ka patur ne fokus te cdo auditimi. Gjate vitit 2012, ka realizuar 177 auditime nga 153 te planifikuara dhe ka perfunduar plotesisht 158 auditime. Ceshtja kryesore dhe me e rendesishme per KLSH eshte te mbaje nje cilesi te larte ne aktivitetet e auditimit dhe ta ruaje kete cilesi. Institucioni duhet t’i permbahet standardeve te cilesise dhe ne te njejten kohe audituesit e tij duhet te mbajne flamurin e pavaresise, objektivitetit, skepticizmit profesional dhe llogaridhenies ndaj publikut. Gjate auditimeve te kryera ne vitin 2012 (me periudhe 2-3 vjecare aktiviteti te entit shteteror qe auditohej), KLSH ka verejtur parregullsi dhe shkelje financiare ne te ardhurat e mbledhura dhe ne shpenzimet e kryera nga entet publike te audituara, institucione te Pushtetit Qendror dhe Vendor, me dem ndaj Buxhetit te Shtetit ne shumen 13, 522, 392, 000 leke, ose 97.3 milion euro. Institucioni ka rekomanduar qe kjo shume te zhdemtohet ne masen 100 perqind.

KLSH ka shume pale te interesuara ne realizimin e misionit te tij: qytetaret, Parlamentin, entet e audituara dhe organizatat e shoqerise civile. Besimi i paleve te interesuara ne KLSH-ne do te thote besim i Parlamentit dhe publikut, ne pergjithesi, per rezultatet e tij. Misioni i KLSH eshte informimi i publikut dhe i Kuvendit te Shqiperise ne lidhje me pergjegjshmerine e qeverise dhe te enteve te tjera publike per perdorimin e burimeve publike sipas ligjit, me ekonomicitet, efektivitet dhe eficience dhe nxitja e kesaj pergjegjshmerie ne te gjithe sektorin publik, ne perputhje me praktikat me te mira te BE-se, me standardet nderkombetare te INTOSAI dhe me ndjeshmerine popullore per shtimin e luftes kunder korrupsionit. Ne sektorin privat, aftesia e nje kompanie per te ndertuar dhe per te ruajtur besimin e aktoreve te saj eshte shume e rendesishme per biznesin. Kjo ndodh edhe per institucionet publike. Per KLSH, si nje institucion publik qe punon ne emer te Kuvendit, aftesia per te krijuar besimin ne palet e interesuara eshte e nje rendesie vendimtare. Institucioni ka zbuluar shkelje te disiplines financiare me ndikim negativ ne perfomancen e subjekteve te audituara, ne shumen e pergjithshme 1, 842, 998, 000 leke, ose 13.2 milion euro. Shkeljet financiare jane verejtur kryesisht ne prokurimet publike, ne shitjen dhe dhenien me qira te pasurise shteterore, ne urbanistike, ne shpenzimet operative, ne doganat, ne tatimet e taksat, etj.

Integriteti i menaxhimit te auditimit paraqitet shume i rendesishem per KLSH-ne, ne drejtim te rritjes se besimit te paleve te interesuara. Qytetaret duan te dine se si shpenzohen fondet publike nga institucionet publike dhe se si institucionet i kryejne detyrat e tyre. KLSH punon si nje ndermjetes ne kete kontekst, auditon institucionet dhe raporton ne lidhje me llogarite dhe transaksionet e tyre ne Parlament dhe tek qytetaret. Integriteti i menaxhimit te auditimit nenkupton kryerjen e ketyre auditimeve me staf kompetent dhe te pavarur, i cili perdor nje kod sjelljeje te mire provuar dhe i kryen auditimet ne perputhje me ligjet dhe standardet profesionale INTOSAI. Pra, duhen permbushur disa kushte per te siguruar integritetin e menaxhimit te auditimit: audituesit duhet te jene te kualifikuar, kodi i etikes duhet te jete i qarte, procedurat e auditimit duhet te jene te hapura dhe te mirepercaktuara, lidershipi i KLSH-se duhet te sigurohet qe monitorimi per te vleresuar procesin e auditimit dhe raportet e auditimit eshte i rregullt.

Ne baze te standardit profesional ISSAI 20, “...pergjegjshmeria per institucionin suprem te auditivit(SAI) qendron ne pergjegjesine e treguar per planifikimin dhe kryerjen e punes se tij audituese, duke perdorur metodologjite dhe standardet e duhura per te siguruar llogaridhenien dhe transparencen mbi aktivitetet publike, duke permbushur pergjegjesite e tij ne menyre te plote dhe objektive” (ISSAI 20, botim i vitit 2010, fq. 3). Ne kontekstin e pergjegjshmerise, proceset e punes, aktivitetet dhe produktet duhet te jene transparente dhe SAI-t duhet te komunikojne hapur me aktoret e tyre. Pergjegjesia ndahet ne pergjegjesine e lidershipit dhe te stafit te nje SAI. Perafrimi i njohur ne literaturen boterore me shprehjen “Tone at the top”(theksi ne maje) ka te beje me pergjegjesite e lidershipit per te siguruar cilesine e produkteve apo sherbimeve qe ofron institucioni. Termi eshte percaktuar nga IFAC si vijon: “Standardi i vendosur nga lidershipi i nje organizate ne te cilin eshte matur performanca; kultura brenda se ciles veprojne anetaret e organizates, menyra e veprimit e vendosur nga lidershipi, pavaresisht strategjive te dokumentuara per drejtimin dhe politikat, ajo eshte forca qe drejton profesionistet individuale; dora e padukshme qe drejton pavaresisht rregulloreve” (IFAC, Komiteti i Audituesve Nderkombetare, botim i vitit 2007, fq. 8).

Sic thuhet ne Raportin e Komitetit te Audituesve Nderkombetare, “kultura brenda SAI-ve eshte celesi per auditime cilesore, pasi ajo krijon nje mjedis ku arritja e cilesise ne cdo aspekt te procesit te auditimit vleresohet dhe shperblehet. Brenda SAI-t arritja e cilesise eshte shume me e domosdoshme se ne institucionet e tjera, per vete rolin qe SAI ka si gjykues i punes se te tjereve. (Raporti i Grupit te punes se EUROSAI-t, botim i vitit 2010, fq. 7). Per kete arsye ruajtja e nje niveli te caktuar te cilesise behet gjithnje e me e rendesishme per SAI-t. Reputacioni yne bazohet ne cilesine e prodhimit tone. Si KLSH jemi te perqendruar per sigurimin e nivelit te duhur te llogaridhenies dhe te cilesise ne auditim, duke zbatuar rekomandimin e Rezolutes se Kuvendit te Shqiperise per “Kryerjen e auditimeve ndaj perdorimit te fondeve te Buxhetit te Shtetit, si dhe fondeve te projekteve te financuara nga BE-ja e nga institucionet financiare nderkombetare me objektivitet, profesionalizem, cilesi dhe efektivitet te larte”. Kemi sjelle ne vitin 2012 58 propozime per permiresim te legjislacionit, nga te cilat 15 jane zbatuar tashme, ndersa 24 jane ne proces zbatimi. Kemi rekomanduar 2, 194 masa organizative, nga te cilat jane zbatuar 1, 659 ose 76 perqind e tyre. KLSH ka rekomanduar 1, 221 masa disiplinore dhe administrative, nga te cilat 802 ose 66 perqind jane realizuar qe gjate ketij viti. Duhet pohuar se ndersa ne permbushjen e rekomandimeve te institucionit per masat organizative, disiplinore dhe administrative ka nivel te mire zbatueshmerie, masat per largime nga puna te punonjesve te gjetur me shkelje jane ne nivel shume te ulet. Ky mosrealizim ka ardhur nga serioziteti i paket i enteve te audituara ne ndeshkimin e shkelesve te ligjit brenda stafit te tyre. KLSH-se i del nje detyre e rendesishme per kete vit qe te ngreje ne nje nivel te pranueshem kete tregues shume te rendesishem per kulturen e ndeshkueshmerise ne administraten publike.

Ekziston nje perceptim negativ i publikut ne lidhje me nivelin aktual te korrupsionit ne administraten publike. Ky perceptim vjen nga moszbulimi dhe mosndeshkimi i korrupsionit ne nivel te mjaftueshem nga ana e organeve shteterore pergjegjese per ta luftuar kete dukuri. Ne kete kendveshtrim, mireqeverisja eshte antidoti me i mire ndaj korrupsionit. Fondi Monetar Nderkombetar eshte shprehur se “te promovosh mireqeverisjen ne te gjitha aspektet e saj, duke siguruar sundimin e ligjit, duke permiresuar eficiencen dhe pergjegjesine e sektorit publik dhe duke luftuar korrupsionin, jane elemente thelbesore te nje kuadri ku ekonomite mund te prosperojne” (Udhezues, “Qasja e FMN-se ne promovimin e mireqeverisjes dhe ne luften ndaj korrupsionit”, ribotim i vitit 2011, fq. 18).

Perpara audituesve te KLSH duhet te qendrojne gjithnje fjalet e cmuara te ish-Sekretares se Shtetit Hilari Klinton ne adresimin e saj ne Kuvendin e Shqiperise vitin e kaluar: “Eshte gjithmone e rendesishme t’i kujtojme vetes se konsolidimi i demokracise kerkon me shume se vetem zgjedhje. Kerkon studim logjik. Kerkon institucione te forta ... Kerkon qe qeveria te jete e hapur ne menyre qe njerezit te na pyesin ne menaxhereve te llogarive publike. Une kerkoj me ngulm qe ju te perballeni me problemin qe ndikon ne kaq shume demokraci sot ne bote, pikerisht me korrupsionin ... Kjo eshte nje lufte qe secili vend duhet ta kryeje dhe te fitoje ne te gjithe boten, sepse korrupsioni eshte nje kancer qe gerryen shoqerite ... Zhdukja e korrupsionit kerkon perpjekje te pandalshme dhe nje angazhim te perbashket”. Si KLSH gjate vitit 2012 kemi kryer 40 kallezime penale per 125 punonjes te administrates shteterore te niveleve te ndryshme, ose 2 here me shume kallezime nga sa institucioni ka bere ne tre vitet 2009-2011 te marra se bashku. Puna jone shkon ne sinkron me Strategjine Ndersektoriale te Parandalimit, Luftes kunder Korrupsionit dhe Qeverisjes Transparente 2008-2013 te qeverise Berisha, e cila kerkon nje bashkepunim me te ngushte te institucioneve kryesore qe e luftojne korrupsionin, te bazuar ne angazhime te perbashketa te institucionalizuara.Eshte verejtur boterisht se rritja e pergjegjesise se menaxhereve publike ndikon menjehere ne uljen e korrupsionit. Gjate vitit te kaluar, jemi perpjekur te krijojme sinergji per mireqeverisjen, duke bashkepunuar ne sistem me institucionet e tjera shteterore. Ne mars 2012, nenshkruam nje marreveshje bashkepunimi me Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive te funksionareve te larte te shtetit dhe nje me Autoritetin Shqiptar te Konkurrences, me synimin e zhbirimit te cdo rasti pasurimi te shpejte te ndonje funksionari publik, si dhe te rasteve te prishjes se konkurrences ne tenderat dhe ankandet shteterore. Ne qershor 2012 nenshkruam marreveshjen e bashkepunimit me Prokurorine e Pergjithshme. Nga kallezimet e institucionit vetem ne muajin Dhjetor 2012, institucioni i Prokurorise ka nisur hetimet per 35 punonjes publike te kapur me shkelje nga KLSH ne bashkite Vlore, Sarande, Himare, Pogradec dhe Permet, si dhe ne Ndermarrjen e Ujesjelles-Kanalizimeve Mat. Kjo eshte paresore ne ndergjegjesimin e strukturave dhe enteve publike per pergjegjesite qe ato kane ne administrimin e prones shteterore. Bashkepunimi eficient i institucioneve si KLSH dhe Prokuroria e Shtetit ne zbulimin dhe hetimin e abuzimeve me pronen shteterore prodhon pergjegjshmeri. Dhe nje shkalle me e larte pergjegjesie ndaj disiplines se rrepte financiare dhe detyrave te tjera publike ul korrupsionin. Nga ana tjeter, sfida jone kryesore, modernizimi i institucionit, realizohet duke koordinuar si duhet punen me institucionet e tjera. Ne permbushje te objektivit te platformes strategjike te caktuar ne dhjetor 2011 per institucionin, kemi siguruar bashkepunim profesional me Institutin e Eksperteve Kontabel te Autorizuar (IEKA) dhe me Keshillin Kombetar te Kontabilitetit. Kemi iniciuar ne maj 2012 marreveshjen e bashkepunimit me Ministrine e Financave, sidomos me strukturat e saj te auditimit te brendshem. Kjo marreveshje eshte ne veprim dhe do te realizohet e plote gjate ketij viti ne objektivat e saj kryesore, ne baze te standardeve ISSAI 9150 dhe 1240. Ndajme mendimin qe forcimi i kapaciteteve te auditimit, si atij te brendshem dhe te jashtem publik, eshte rruga e duhur per te mbeshtetur maksimalisht rritjen e pergjegjshmerise, transparences dhe ndershmerise ne qeverisje.

Permiresimi i qeverisjes duke luftuar korrupsionin dhe antikulturen e pandeshkueshmerise, nepermjet transparences se plote dhe funksionale me publikun, ka perbere nje nga perparesite e veprimtarise sone gjate vitit te kaluar. Ai eshte njekohesisht shprehje e filozofise dhe perqasjes sone per te vendosur ne plan te pare interesat e qytetarit. Kemi trajtuar 358 letra dhe ankesa nga qytetaret per probleme te ndryshme, nga te cilat 111 i kemi konstatuar jashte kompetencave dhe juridiksionit te KLSH, kurse nga 247 kerkesa dhe ankime ne kompetence te institucionit, 171 prej tyre i kemi verifikuar dhe u kemi dhene pergjigjen perkatese, ndersa 76 jane ne vijim te verifikimit. Per rritjen e transparences dhe eficiences ne auditim, KLSH ka nenshkruar marreveshje bashkepunimi me disa nga OJF-te me te spikatura ne promovimin e transparences ne administraten publike dhe ne luften kunder korrupsionit, dhe konkretisht me Transparency Internacional ne Shqiperi, me levizjen Alternativa Civile, me Qendren per Transparence dhe Informim te Lire, me Institutin e Studimeve Bashkekohore, me Institutin per Demokraci dhe Ndermjetesim, me Levizjen Evropiane Shqiperi dhe me Institutin “G&G Group”. Keto nuk jane marreveshje sa per numer. Marreveshjet shprehin filozofine e punes sone, realizimin e veprimtarise me ekonomicitet, efektivitet dhe eficience, duke realizuar sinergji me bashkepunimet. Nga OJF-te kerkojme jo vetem bashkepunim per transparence, por edhe te marrin pjese aktive ne auditimet tona dhe ato te na auditojne ne.

Ne zbatim te parimit 8-te te ISSAI 20 per komunikimin aktiv te nje SAI nepermjet publikimeve, gjate vitit 2012 institucioni pergatiti dhe botoi “KLSH-Analiza Vjetore 2011”, “KLSH ne Kuvend”, “KLSH-Analiza 6-mujore 2012”, “EUROSAI dhe SAI-t Evropiane”, “Standardet ISSAI 1, 10, 11, 20, 30, 40, 100 dhe 200”, “Historiku i KLSH”, dy numra te revistes shkencore “Auditimi Publik” dhe Manualin e perditesuar te Auditimit te Performances. Me daten 28 dhjetor 2012, KLSH zhvilloi Konferencen e tij te pare Shkencore, duke ju referuar historikut te institucionit dhe punes shumevjecare te te gjithe personave qe kane kontribuar per ngritjen dhe mbarevajtjen e tij ne periudha kohore te ndryshme, me rastin e 100 Vjetorit te Pavaresise. Kjo konference per kete vit dhe vitet ne vijim synon te kthehet ne nje tradite dhe nje forum perqasjesh eksperiencash auditimi si per auditimin e jashtem dhe ate te brendshem publik, duke sjelle edhe pervojen audituese te institucioneve homologe te zhvilluara ne rajon dhe me gjere.

Puna ne sistem per mireqeverisjen, pergjegjesia jone per transparence dhe llogaridhenie mbartin ne vetvete nje pergjegjesi ligjore, profesionale dhe morale teper te larte. Per te qene sa me efektiv dhe per te modernizuar kapacitetet e tij audituese dhe gjithe aktivitetin, ne zbatim dhe te rekomandimit te Progres Raportit 2012 te BE-se per Shqiperine, i cili ka nenvizuar se: “Auditimi i jashtem duhet te vije ne nivel me standardet e INTOSAI”, gjate vitit 2012 KLSH plotesoi pergatitjen e draft-amendimeve te ligjit organik te KLSH, ne bashkepunim intensiv me Drejtorine e Pergjithshme te Buxhetit ne BE, DG-Budget dhe me SIGMA. Gjate diteve te para te Nentorit 2012 u organizuan kater tryeza pune me pedagoge te Universitetit Shteteror te Tiranes dhe eksperteve te njohur ligjore, kontabel dhe te financave publike, si dhe me perfaqesues te shoqerise civile dhe te mediave. Ne keto tryeza mori pjese dhe nje Drejtor Njesie ne DG-Budget, specialist i fushes. Nga tryezat rezultuan sugjerime te vlefshme qe u reflektuan ne draftin perfundimtar te Projekt-Ligjit me Amendimet, i dorezuar Kuvendit te Shqiperise me 30 nentor 2012 dhe sipas DG-Budget, “teresisht ne perputhje me standardet INTOSAI”. Amendimet sjellin nje konceptim modern te te drejtave dhe detyrave te KLSH. Ato do te ndihmojne ne rritjen e nivelit te zbatimit te rekomandimeve te tij, ne rritjen e kapaciteteve administrative, ne saktesimin e se drejtes se KLSH te auditoje fondet e akorduara nga BE per Shqiperine deri tek perdoruesi i fundit dhe ne saktesimin e se drejtes te certifikoje llogarite financiare te enteve te audituara. Ne besojme se Kuvendi do te na mbeshtese si gjithmone. Per me teper, vete Rezoluta e Kombeve te Bashkuara e 22 Dhjetorit 2011 “Per nxitjen e eficiences, pergjegjshmerise, efektivitetit dhe transparences se administrates publike duke fuqizuar institucionet supreme te auditimit” i inkurajon Shtetet Anetare te OKB-se dhe parlamentet e tyre te “mbeshtesin SAI-t te kryejne detyrat e tyre ne menyre objektive dhe efektive, duke qene te pavarura nga subjekti i audituar dhe te mbrojtura nga ndikimet e jashtme”. U drejtohem te gjithe zoterinjve deputete te Kuvendit qe te shqyrtojne amendimet e ligjit te KLSH, pse nepermjet tyre permiresohet qeverisja dhe rritet ndjenja e pergjegjesise dhe llogaridhenia ne administraten publike.

Ndikimi i KLSH-se ne mireqeverisjen publike eshte teresisht ne funksion te nivelit te kapaciteteve te tij. Gjate vitit 2012, institucioni ka rekrutuar sipas te gjitha rregullave te punesimit ne administraten publike shume punonjes te rinj, nder te cilet kater me graden shkencore Doktor i Shkencave dhe tete me nivel pasuniversitar te Programit Master. Ka pare si mjetin kryesor te forcimit te kapaciteteve audituese te institucionit trajnimet intensive te stafit, si atij me pervoje edhe atij te ri, ne pervetesimin e standardeve INTOSAI. Per kete, ka lidhur, duke filluar nga muaji shkurt 2012 e ne vijim, marreveshje bashkepunimi me institucionet simotra te zhvilluara te auditimit me te larte publik, si Zyra e Audituesit te Pergjithshem te Kosoves, Zyra Kombetare e Auditimit(NIK) e Polonise, Gjykata e Auditimit e Sllovenise, Gjykata e Llogarive e Turqise dhe Institucioni i Auditimit Shteteror te Kroacise. Si rezultat i zbatimit te ketyre marreveshjeve, gjate vitit 2012 u trajnuan jashte shtetit nje numer audituesish te KLSH i barabarte me numrin e punonjesve te institucionit te derguar jashte gjate shtate viteve 2004-2011 te marra se bashku. U realizua ne gjysmen e dyte te vitit 2012 me eksperte te SIGMA ne Tirane nje program intensiv trajnimesh per auditimin e performances, auditimin financiar dhe auditimin e teknologjise se informacionit, program i cili do ta vijoje edhe kete vit. Vitin 2012 KLSH e mbylli me nje tregues 19.4 dite trajnimi per auditues ne KLSH, nga vetem 2.1 dite trajnimi ne vit per auditues, qe kishte trasheguar nga viti 2011. Ky tregues i sotem eshte ne nivel me treguesit e diteve te trajnimit ne vit per auditues te institucioneve te auditimit suprem me te zhvilluara ne kontinent.

Gjate vitit 2012, institucioni katerfishoi numrin e auditimeve te performances, ne krahasim me nje vit me pare(duke u nisur nga nje baze shume e dobet) dhe perditesoi Manualin e Auditimit te Performances, qe ai t’u sherbeje me konkretisht audituesve te vet. Ne shtator 2012, KLSH ngriti Departamentin e Auditimit te Performances, me ne krye nje nga studjuesit me premtues te makroekonomise shqiptare dhe Doktor i Shkencave ne financat publike, si dhe me 16 auditues nder ata me me pervoje dhe auditues te rinj me perspektive te qarte per ngritje profesionale. Institucioni aplikoi dhe fitoi nje projekt binjakezimi per zhvillimin e metodologjise dhe kapaciteteve te tij audituese, ne kuader te financimeve IPA 2012, me vlere 2.11 milione euro, i cili do te behet veprues ne fund te ketij viti. Ne bashkepunim me eksperte te SIGMA, kemi pergatitur Planin e Zhvillimit Strategjik te KLSH per vitet 2013-2016, i cili permban objektivat kryesore si permiresimi i bazes ligjore dhe rregullatore te KLSH, ne perputhje me standardet INTOSAI dhe praktikat me te mira evropiane, permiresimi i metodologjise dhe rritja e cilesise ne auditim, permiresimi i cilesise dhe shtimi i numrit te auditimeve te performances, krahas konsolidimit te auditimeve te perputhshmerise dhe atyre financiare, sigurimi i mireqeverisjes, si dhe rritja e pergjegjshmerise dhe llogaridhenies per nje menaxhim te shendoshe financiar. Bashkepunimi i gjere dhe i thelle me qytetaret, me Kuvendin e Shqiperise, me Institucionin e Presidences, me Qeverine dhe me te gjithe partneret e tij ne nivel kombetar dhe nderkombetar eshte per KLSH garancia me e plote ne suksesin e objektivave edhe gjate ketij viti.

Ne besojme fort ne punen ne sistem per permiresimin e qeverisjes dhe rritjen e pergjegjesise dhe llogaridhenies se institucioneve publike. Ndaj bindjen qe rezultatet nuk do te mungojne, ashtu sikurse ato erdhen edhe gjate vitit te kaluar, nese vullneti dhe predispozicioni ne rritjen e kapaciteteve profesionale te audituesve, por edhe vullneti dhe predispozicioni per bashkepunim i te gjitha institucioneve shteterore dhe i gjithe aktoreve te tjere te perfshire, do te jene ne nivelin e duhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›