Zeqir Sulkuqi: Violina, "ura lidhëse" me kulturat ballkanike
Violina dhe tingujt e saj e kanë shoqëruar për shumë vite. Mes Shqipërisë dhe Greqisë,, violinisti Zeqir Sulkuqi, ka mundur të jetë një ndër artistët më të kërkuar në Ballkan gjatë këtyre dy dekadave. Në një intervistë për "Koha Jonë", violinisti Zeqir Sulkuqi, rrëfen fillimet e tij në Elbasan, largimin në '92 nga Shqipëria drejt Greqisë, sfidat dhe sukseset që e kanë ndjekur, bashkëpunimet me artistë ballkanikë të muzikës ethnos, si dhe rikthimin e tij pas 20 vitesh në skenën shqiptare me një koncert recital. Zeqir Sulkuqi, diplomohet si violinist në vitin 1978, ku në 1979 emërohet pedagog i violinës në Shkollën Artistike "Onufri". Nga viti 1984-1991 ka punuar si Pedagog i Disiplinave Muzikore në Institutin e Lartë Pedagogjik A. Xhuvani Elbasan. Në këtë vit themelohet në Elbasan Ansambli "Isuf Myzyri", ku Zeqir Sulkuqi është drejtues i parë i orkestrës. Ndërkohë, bën një jetë të dendur artistike me Orkestrën e Harqeve, Orkestrën Simfonike, Muzikë Dhome etj. Mban dy çmime kombëtare të konkurseve violinistike 1980-1982. Në vitin 1992 emigron në Greqi ku prej 20 vitesh punon në formacione të vogla ethnoxhaz, pedagogji, si dhe hulumtimin e kulturave të ndryshme ballkanike e më gjerë. Në vitin 1997 formoi grupin "Adriatika", i cili ka një repertor të larmishëm, kryesisht me pjesë cigane. Ka dhënë koncerte në shumë shtete si Greqi, Spanjë, Rumani, Hungari, Amerikë. Ka bashkëpunuar në koncerte të ndryshme me muzikantë të njohur të muzikës etnike si Kora Mikaelian, Tigran Sarkisian, Haig Jarglisian, Lakmir Shankar, Mihalis Nikolidhis etj. Ky koncert muzikor luhet për herë të parë në Shqipëri në bashkëpunim me artistët e Ansamblit Popullor.
Vetëm pak ditë na ndajnë nga koncerti recital që do të sillni në bashkëpunim me orkestrën e Ansamblit. Një koncert recital pas 20 vitesh në Tiranë?
Bashkëpunimi bazë është me formacionin orkestral të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve dhe është një pasazh muzikor i vendeve ballkanike dhe më gjerë, një peizazh muzikor i trevave tona popullore muzikore folklorike, të trajtuara dhe të moderuara me një frymë klasike.
Hulumtimi i kulturave ballkanike është boshti i koncertit?
Jam përpjekur që në ato vende që kam kaluar, që do të jenë dhe boshti i gjithë koncertit, do të jenë ethnoxhaz nga vendet e Rumanisë, Bullgarisë, një material muzikor nga Kosova, të Hungarisë e shumë vende të tjera. Në koncert do të jenë dhe dy kolona zanore të filmave shqiptarë, shumë të njohura, që i kam dedikime të caktuara për njerëz që dua t'i vlerësoj. Ky koncert recital sjell në skenën shqiptare, një mbrëmje cigane që trajtohet me të gjithë formacionin orkestral. Në këtë koncert do të luajnë muzikantët e shkëlqyer të Ansamblit, ku të ftuar janë firzamonçisti Sokol Seriça, pianisti Elis Llloshi, në disa nga pjesët do të kem partnerë Albana Lekën në violinë e shumë artistë tjerë.
Si e shikoni rikthimin tuaj në skenën shqiptare pas dy dekadash, duke ditur që karriera juaj muzikore para '90, ishte e kompletuar si violinist?
Para 20 vitesh kisha një tjetër ngjyrë për skenën shqiptare edhe pse isha një ndër themeluesit e parë të ansamblit "Isuf Myzyri" në Elbasan, ku e drejtova për disa vite deri në '92 kur u largova nga Shqipëria. Ndërkohë, në ato vite dhashë dhe një kontribut në të gjitha koncertet recitale si violinist. Pa thënë se kush isha dhe çfarë bëra, ajo çfarë është e rëndësishme si Ansambli i dhomës dhe pedagogjia në violinë, ngelen për mua pasione të dashura që nuk i ndava kurrë nga jeta. Këto arrita t'i bashkoj dhe gjatë gjithë këtyre viteve kam eksploruar botën e muzikës ethnos të Ballkanit, në formacione të ndryshme muzikore.
Si shumë artistë të tjerë dhe ju u larguat nga Shqipëria post viteve demokratike. Por, çfarë ndodhi me karrierën tuaj artistike gjatë këtyre viteve në Greqi?
Në vitin 1992 emigrova në Greqi, ku prej 20 vitesh punova në formacione të vogla ethnoxhaz, pedagogji si dhe hulumtimin e kulturave të ndryshme ballkanike e më gjerë. Siç ishte kthimi këtu dhe largimi në Greqi, ishte shumë fat për mua. Arrita që të komunikoja gjatë gjithë kohës me violinën edhe pse nuk ishte dhe kaq e lehtë. Në ato vite, violina u bë ndërmjetësi i im për t'u integruar në formacione të ndryshme. Në vitin 1997 formova grupin "Adriatika", i cili ka një repertor të larmishëm, kryesisht me pjesë cigane. Kam dhënë koncerte në shumë shtete si Greqi, Spanjë, Rumani, Hungari, Amerikë, ku në të njëjtën kohë kam bashkëpunuar në koncerte të ndryshme me muzikantë të njohur të muzikës etnike si Kora Mikaelian, Tigran Sarkisian, Haig Jarglisian, Lakmir Shankar, Mihalis Nikolidhis etj. Nëpër të gjithë albumet që u ftova të luaj, preferova të luaja muzikë nga vendi im, ku në më shumë se 12 albume, janë të arkivuara muzika etno shqiptare.
Përveç integrimit në formacione të ndryshme muzikore, pedagogjia ishte një tjetër element që ju mbushi shpirtin artistik..?
Sigurisht, që pas këtyre bashkëpunimeve u integrova dhe në shkollat më të njohura të Athinës, duke ushtruar kështu pedagogjinë në konservatorë të ndryshëm në Greqi, deri sa krijova grupin tim. Me grupin "Adriatika" zgjova një tjetër ide për muzikën ethnos, duke realizuar edhe turne nëpër shumë festivale etnike nëpër botë si; Spanjë, Angli, Barcelonë, Madrid, Kalkuta, Dusseldorf, Nju Jork, etj. Me shumë modesti them se, pas kaq vitesh ky hulumtim dhe ndërthurje e muzikës ballkanike, është pritur shumë mirë dhe është vlerësuar në shumë evenimente të ndryshme botërore.
Artisti nëpër vite, ruan në kujtesën e tij momente të vështira dhe të veçanta. Po ju kujtoni ndonjë moment të tillë?
Momenti më mbresëlënës ka qenë albumi i parë që bëmë në Athinë. Në fakt ka qenë një moment i bukur dhe i vështirë në të njëjtën kohë, pasi shqiptarët në atë kohë nuk mund të integroheshin kaq kollaj në jetën e përditshme dhe jo më në atë artistike. Por, me sakrifica dhe përballje, ne arritëm t'i bindim që shkolla shqiptare ka baza artistike për t'u admiruar, me boshtin praktik dhe teorik të lindjes. Në fakt, artistët grekë kërkuan të bashkëpunonin me muzikantët shqiptarë, pasi iu duheshin shumë formacioneve të tyre. Nuk është e rastësishme që të gjithë orkestrat janë të mbushura me shqiptarë, duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ngritjen e nivelit artistik të Orkestrave Klasike në Greqi, ashtu dhe të grupeve të vogla. Ajo çfarë duhet theksuar është; kur njeriu punon dhe ka bindje që muzika që luan ka vlera, se s'bën do të marrë vlerësimin e duhur edhe pse Greqia është një popull muzikëdashës.
Cilat janë projektet tuaj artistike pas këtij rikthimi në skenën shqiptare, përveç turneve evropiane?
Do desha që ky bashkëpunim, të krijojë sfera të kontakteve me miqtë muzikantë, të krijoj një grupin tim. Edhe pse kam piketuar ca gjëra, ky repertor i pasur që ka folklori shqiptar, të marrë trajtimin e duhur muzikor qytetar. Sikur edhe një tullë të vogël të vendos në këtë traditë të vyer muzikore, do të ishte një arritje e madhe.