E Martë, 3 Nëntor 2026

Shtyhet për në 6 nëntor thirrja në SPAK ndaj Rakip Sulit

Është shtyrë për në datën 6 nëntor në orën 11:00 thirrja për Kryebashkiakun Rakip Suli. Ky i fundit nuk është paraqitur në SPAK, për shkak të vonesës së fletëthirrjes nga ana e Policisë.

Thirrja e Sulit në SPAK vjen në kuadër të hetimeve për Bashkinë e Kamzës.

Në padinë e depozituar në SPAK, nga Partia e Lirisë dhe Koalicioni në atë kohë “Bashkë Fitojmë”, akuzohet për disa vepra penale  “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›