E Martë, 3 Nëntor 2026

Gazment Bardhi debat me Lindita Nikollën: Po e trajton Kuvendin si vilën tënde private

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka debatuar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Bardhi e ka akuzuar Nikollën se po e trajton Parlamentin sikur ta kishte të sajin dhe jo si Parlamentin e popullit.

“O kryetare ky është Parlamenti? Parlament privat është ky? Është i popullit nuk është vila jote, me lekët e korrupsionit”, iu drejtua Bardhi Nikollës.

Konferenca e Kryetarëve nisi me tensione, pasi deputetë demokratë kundërshtuan zhvillimin e saj. Për pasojë, mbledhka, e planifikuar në orën 10:00, u shty për në orën 13:00. Ministri i Ekonomisë, Ervin Mete prezantoi projektligjin për buxhetin e vitit 2024.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›