Pashkët, kapen 307 kg drogë që transportoheshin me mushka drejt Greqisë
Një operacion i policisë së Gjirokastrës i koduar Pashkët ka bërë të mundur sekuestrimin e 307 kg marijuanë ndërsa janë arrestuar edhe 3 persona. Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Marjeljan Alinani 35 vjeç, Artur Shukulli 38 vjeç dhe Indrit Alinani 22 vjeç ndërsa janë shpallur në kërkim 6 persona të tjerë, ku dy prej tyre janë nga fshati Lazarat dhe 4 nga fshati Rusan i Delvinës.
Sipas policisë këta persona po transportonin lëndën narkotike dhe ishin ndarë në grupe, me qëllim që të kontrollonin rrugët dhe të lajmëronin njëri-tjetrin për çdo problem që mund t`u dilte gjatë transportit. Ata pasi kanë parë policinë që po lëviste në drejtim të malit të Sopotit kanë marrrë çantat me krah dhe kanë vijuar lëvizjen me shpejtësi për në drejtim të fshatit Rusan të rrethit Delvinë.
Policia pas ndjekjes së tyre ka bërë të mundur kapjen e dy shtetasëve si dhe sekuestrimin e katër çantave të mëdha shpine të mbushura me lëndë narkotike në malin e Sopotit.