Ndrea Prendi e Agim Llupo, zyrtarisht të akuzuar për tre vrasje më 21 janar
Prokuroria ka zyrtarizuar dje akuzën për vrasjen e tre demonstruesve më 21 janar, ndaj ish-kreut të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe gardistit Agim Llupo. Ata akuzohën se kanë vrarë demostruesit Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda.
Prokuroria e Tiranës u ka komunikuar atyre akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, ndërkohë ende mbetet mister autori i vrasjes së Aleks Nikës, duke qenë se prokuroria nuk ka mundur dot end eta zbardhë.
Prendit i është komunikuar vrasja e më shumë se një personi në shtëpi, ku ai gjendet në arrest shtëpi, ndërsa Agim Llupos në burg, ku ndodhet prej më shumë se një vit.
Ndrea Prendi dhe Agim Llupo janë të akuzuarit e vetëm për vrasjet e 21 janarit, ndërkohë që kanë shpëtuar gardistët e tjerë të grupit të zjarrit, por edhe ata që dyshohet se kanë dhënë urdhër për zjarr, si ish ministry Lulzim Basha.