Shtyhet procesi gjyqësor ndaj ish-pjestarëve të UÇK-së
SHKUP- Është shtyrë në Gjykatën Themelore të Shkupit séanca gjyqësore për rastin e punëtorëve të keqtrajtuar maqedonas gjatë konfliktit të vitit 2001.
“Shkak i shtyrjes se kësaj senace është bërë mungesës e një pjese të personave të dyshuar dhe séanca e radhës është caktuar më 19 nëntor”, bëri të ditur gjykatësi Goran Boshevski.
Në seancën e sotme gjyqësore kanë qenë të pranishëm Hasim Musliu, Said Rushiti, të cilët tashmë po vuajnë dënimin për disa vepra tjera. Në gjykatë është paraqitur edhe një nga të dyshuarit e gjyqësisë, Fadil Ferati, avokati i të cilit ka kërkuar që të tërhiqet akuza ndaj klientit të tij për shkak të pafajësisë.
Për këtë vepër të kthyer nga Gjykata e Hagës ngarkohen ish-pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ndër të cilët edhe deputeti i BDI-së, Hisen Xhemaili, të cilit muajin e kaluar i`u hoq imuniteti i deputetit, por që sot sërish nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore.
Ndër të akuzuarit për këtë rast janë edhe ish-pjestarët e UÇK-së, Fadil Ferati,Shkodran Idrizi, Krenar Osmani, Bashkim Rrustemi, Musli Hasimi, Said Rushiti, Xhevat Xhemaili dhe Sulejman Kadriu.
Rasti i ashtuquajtur i Punëtorëve të Mavrovës ka të bëjë me disa punëtorë që ishin viktima të dhunës gjatë konfliktit të vitit 2001, për të cilën ngarkohen ish-pjestarët e UÇK-së.
Partitë politike shqiptare kanë bërë thirrje për ndalimin e katër proceseve gjyqësore që kanë të bëjnë me konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni dhe për të cilat akuzohen ish-pjestarë dhe krerët e lartë të ish-UÇK-së.(a.r/ina/balkanweb)