Gjendet e masakruar një prostitutë rumune, merret në pyetje i fejuari shqiptar
SAVONA – Një shtetase rumune është gjetur dje e masakruar me mjete të forta. Ndërkaq policia italiane po zbardh shumë detaje rreth vrasjes së saj. Ata po hetojnë rreth tutorëve dhe klientëve të rumunes që punonte si prostitutë në Itali. Policia madje ka marrë në pyetje dhe të fejuarin e rumunes, një të ri shqiptar që bashkëjetonte me vajzën.
Agjendia e lajmeve ANSA zbardh historinë e saj. 18 vjecarja Alina Nutica nënë e një fëmije 3 vjec kishte mbërritur 3 vjet më parë në Itali dhe kishte filluar të punonte si prostitutë. Zona e saj e preferuar ishin supermerkatoja Famila në Aurelia. Sipas mikeshave të saj, rumunia ishte një vajzë shumë e bukur dhe shumë e kërkuar nga meshkujt. Karabinierët të koordinuar në punën e tyre nga prokurori i Savonës, Vincenzo Scolastico, po hëtojnë në pistën e vetme, që Alina Nutica është goditur e masakruar me shkop deri në vdekje nga një klient i saj. Por nuk përjashtojnë as pistën e larjes së hesapeve nga tutorët, të cilët shoqërojnë zakonisht në zonë vajzat për të prostituuar.
Ka shumë mundësi që edhe kolege të vajzës të kenë parë rumunen të hipë në ndonjë makinë pak momente para se ajo të vritet. Policia madje ka marrë në pyetje dhe të fejuarin e rumunes, një të ri shqiptar që bashkëjetonte me vajzën në Loano. I riu shqiptar rrëfeu për policinë se nuk ishte shqetësuar për mungesën e rumunes natën e vrasjes, sepse ajo ndodhte shpesh të mos kthehej. Por shqetësimi i tij u rrit vetëm kur mungesa e saj u zgjat kur ajo mungoi nga dje në mëngjes deri pasdite. Ai mesoi për ngjarjen vetëm nëpërmjet televizorit. Pas kësaj mburriti tek karabinierët të cilët e dërguan në morg ku dhe ai identifikoi trupin e masakruar të Alinës. Hetimet vazhdojnë dhe karabinieret pranojne se jane shume prane se vertetes.
(d.b/BalkanWeb)